Pas një jave të shumëpritur, banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Dolce, ka hyrë zyrtarisht në shtëpinë e “Grande Fratello” në Itali, si pjesë e shkëmbimit historik mes dy formateve.
Pritja e saj nga banorët italianë ishte një nga momentet më kurioze të mbrëmjes. Ndonëse disa prej tyre e pritën mirë hyrjen e Dolces, pamjet tashmë virale në rrjet tregojnë se reagimi i përgjithshëm nuk ishte entuziast.
Mimika e fytyrës së një pjese të banorëve të tjerë ka treguar qartë zhgënjim dhe një lloj vëzhgimi gjykues, detaj ky që nuk i shpëtoi kamerave dhe u përhap menjëherë online.
Ky reagim i kapur nga kamerat ka bërë që publiku shqiptar të zhgënjehet, pasi prisnin një mikpritje më të ngrohtë.
Dolce tani do të duhet të përballet me këtë situatë të re dhe me dinamika të papritura gjatë qëndrimit të saj një-javor në shtëpinë italiane,