Po arratiseshin nga policia gjermane, aksidentohen rëndë tre shqiptarë

Tre shqiptarë u aksidentuan rëndë në Olsberg të Gjermanisë, pasi makina me të cilën po tentonin t’i shpëtonin policisë, u përplas me një dyqan fustanesh nusërie.

Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së djeshme 1 dhjetor 2025, kur një patrullë policie vuri re automjetin, që rriti shpejtësinë menjëherë, sapo pa uniformat blu.

Oficerët nisën ndjekjen, por e humbën makinën nga pamja e tyre, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë. Vetëm pak minuta më vonë, rreth një kilometër e gjysmë larg, automjeti u gjet i aksidentuar rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti ka dalë nga rruga gjatë një kthese majtas, duke u përplasur fillimisht me vitrinën e dyqanit të veshjeve të nusërisë. Nga forca e goditjes, makina u përplas dhe më pas u kthye përmbys, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke përhapur mbeturina në një zonë të gjerë.

Zjarrfikësit njoftuan se dy prej të plagosurve u nxorën nga rrënojat e makinës, ndërsa i treti u gjet i shtrirë pranë saj. Në gjendje më të rëndë paraqitet pasagjeri që ishte në pjesën përpara të mjetit, i cili është në gjendje kritike, me fraktura të shumta në shtyllën kurrizore dhe në shpatulla. Edhe dy personat e tjerë janë dërguar në spital me plagë të shumta.

Policia gjermane konfirmoi se ndaj njërit prej personave në makinë është në fuqi një urdhër arresti për vepra kundër pronës. Ndërkohë, dy pasagjerët e tjerë dyshohet të kenë qenë nën efektin e alkoolit. Meqë roli i drejtuesit të mjetit nuk është përcaktuar ende, autoritetet u kanë marrë të dyve mostra gjaku. Rrethanat e plota të arratisjes dhe aksidentit mbeten nën hetim./tvklan.al

Related Posts

“Fundi i botës”/ Shkenda Lili trondit me rastet: Tradhti brenda familjes, ME KUNATIN dhe … (Video)

“Këto janë rastet më të vështira që unë e kam të vështirë t’i transmetoj.” E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë detektivja private…

Hyrja e Dolces në Grande Fratello, ja çfarë shkruajnë mediat italiane: Nuk mungojnë kritikat!

Hyrja e banores së “Big Brother VIP Kosova”, Dolce, në “Grande Fratello” ka qenë lajmi kryesor në mediat italiane, të cilat e kanë cilësuar atë si një…

I FUNDIT/ Pezullimi i Ballukut për skandalet korruptive, reagon Gjykata Kushtetuese: Ja çfarë vendosi Kolegji

NJOFTIM PËR SHTYP Në vijim të njoftimit të mëparshëm për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata bën me dije si vijon: Kolegji i Gjykatës…

E BUJSHME! Policia bastis shërbimin diplomatik të BE-së e Kolegjin e Europës, arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion

Policia belge bastisi shërbimin diplomatik të BE-së në Bruksel të martën, së bashku me Kolegjin e Evropës në Bruges dhe shtëpi private, si pjesë e një hetimi…

E trishtë! Ndahet nga jeta 15-vjeçari në..

2 Dhjetor, 2025 Elbasan-Në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim një 15-vjeçar, i cili më pas është dërguar në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ai ka…

“Kjo javë do t’ju ndryshojë jetën – ja çfarë thonë yjet për shenjën tuaj!”

Dashi Javë dinamike për ju. Udhëtime të shkurtra, projekte në komunikim dhe mundësi të reja për të ndarë idetë tuaja. Mund të publikoni ose nisni diçka të…