Mori pagë për 10 vite pa u paraqitur në punë, por fundi është i hidhur!

Një skandal i rëndë financiar ka tronditur administratën publike në Kuvajt, ku një zyrtar është dënuar me pesë vite burg dhe një gjobë që kap vlerën e mbi 1 milion dollarëve, pasi për një dekadë ka përfituar pagë pa shkelur asnjë ditë në vendin e punës.

Sipas dokumenteve gjyqësore, i dënuari figuron se ishte i punësuar në departamentin e shërbimit qytetar, por nuk ka kryer asnjë detyrë zyrtare gjatë gjithë kësaj periudhe. Paga e tij megjithatë depozitohej rregullisht çdo muaj, pa asnjë kontroll apo verifikim.

Skandali u zbulua kur mungesat e tij të vazhdueshme u vunë re nga administrata, e cila nisi hetimet për përfitim të paligjshëm dhe abuzim me fondet publike. Gjykata urdhëroi që ai të kthejë dyfishin e shumës së përfituar, ndër masën më të ashpër të viteve të fundit, sipas të përditshmes Al Qabas. Autoritetet e Kuvajtit e konsiderojnë këtë vendim si pjesë të fushatës për të frenuar mashtrimet me pagat dhe korrupsionin në sektorin publik.

Rasti nuk është i izoluar në arenën ndërkombëtare. Vetëm tre muaj më parë, një mësuese gjermane u zbulua se kishte marrë pagë të plotë për 16 vite rresht, ndërkohë që ishte në leje të pandërprerë mjekësore. Ajo nuk ishte paraqitur kurrë në shkollën ku punonte, ndërsa lejet rinovoheshin automatikisht deri në auditimin e vitit 2024 që e nxori në dritë skandalin.

Related Posts

Hòròskopi/ Do të fitoni çmendurisht LEK ne kete dite qe nuk e kishit menduar kurre kurrë

Dashi – Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime…

35 vite nuk kanë rreshtur së kërkuari Jetnorin dhe Valmirin: Dy nënat nga Korça besojnë në mrekulli

Një dhimbje 35-vjeçare, e pashuar dhe e mbartur me kurajë, shpaloset sot si një apel urgjent për publikun. Historia e kësaj familjeje modeste nga Floqi i Korçës,…

“Mësuesit e shkollave publike ‘zvarritin’ mësimin për të detyruar nxënësit të shkojnë në kurset e tyre private”

Një mësuese e sapodalë në pension ka dërguar një apel në redaksinë e JOQ Albania, ku shpreh shqetësimin e saj për një fenomen që, sipas saj, po…

Arbana Osmani trazon rrjetin, çfarë po ndodh mes saj dhe Eduartit?

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas një detaji që nuk u shpëtoi ndjekësve në postimin e saj të fundit….

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që do ta mbyllin 2025-ën me fat dhe shumë surpriza

Teksa po i afrohemi ditëve të fundit të vitit, disa shenja të zodiakut pritet të marrin hov dhe të përjetojnë ndryshime pozitive si në planin personal, ashtu…

LAJM i FUNDIT/ ZGJIDHET kreu i RI i SPAK! Ja kush është

Mbledhja e KLP, Klodjan Braho zgjidhet drejtues i SPAK me 7 vota. Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj 1 votë dhe Doloreza Musabelliu asnjë votë. Vijon…