Sherri për një vajzë përfundon si mos më keq, i riu dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës

Një përplasje e nisur për shkak të një vajze është kthyer në një ngjarje të rëndë mbrëmjen e së martës pranë kryqëzimit të fshatit Rrilë në Lezhë, ku një 35-vjeçar është dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar.

Petrit Paloka ka pësuar plagë të shumta pasi është goditur me mjete të forta, sipas deklarimit të tij të parë, përfshirë edhe një shkop bejsbolli. Fillimisht ai u dërgua në spitalin rajonal të Lezhës, ku mori ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Paraprakisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se konflikti dyshohet të ketë nisur pas ngacmimit të një vajze, por ende nuk ka të dhëna të plota për motivin. Paloka ka deklaruar se nuk i ka njohur autorët, ndërsa policia po verifikon çdo pistë, përfshirë edhe mundësinë e ndonjë konflikti të mëparshëm.

Hetimet po zhvillohen për identifikimin e autorëve, ndërsa janë sekuestruar pamje nga kamerat e bizneseve pranë zonës për të zbardhur lëvizjet dhe rolin e të dyshuarve.

“Rreth orës 17:40, në vendin e quajtur pranë ‘Kryqëzimit të Rrilës’, disa shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me mjete të forta shtetasin P. P., rreth 35 vjeç. Ky shtetas është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe, paraprakisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Related Posts

Hòròskopi/ Do të fitoni çmendurisht LEK ne kete dite qe nuk e kishit menduar kurre kurrë

Dashi – Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime…

35 vite nuk kanë rreshtur së kërkuari Jetnorin dhe Valmirin: Dy nënat nga Korça besojnë në mrekulli

Një dhimbje 35-vjeçare, e pashuar dhe e mbartur me kurajë, shpaloset sot si një apel urgjent për publikun. Historia e kësaj familjeje modeste nga Floqi i Korçës,…

“Mësuesit e shkollave publike ‘zvarritin’ mësimin për të detyruar nxënësit të shkojnë në kurset e tyre private”

Një mësuese e sapodalë në pension ka dërguar një apel në redaksinë e JOQ Albania, ku shpreh shqetësimin e saj për një fenomen që, sipas saj, po…

Arbana Osmani trazon rrjetin, çfarë po ndodh mes saj dhe Eduartit?

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas një detaji që nuk u shpëtoi ndjekësve në postimin e saj të fundit….

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që do ta mbyllin 2025-ën me fat dhe shumë surpriza

Teksa po i afrohemi ditëve të fundit të vitit, disa shenja të zodiakut pritet të marrin hov dhe të përjetojnë ndryshime pozitive si në planin personal, ashtu…

LAJM i FUNDIT/ ZGJIDHET kreu i RI i SPAK! Ja kush është

Mbledhja e KLP, Klodjan Braho zgjidhet drejtues i SPAK me 7 vota. Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj 1 votë dhe Doloreza Musabelliu asnjë votë. Vijon…