Ndahet nga jeta reperi i njohur në moshën 26-vjeçare! U dërgua me urgjencë në spital…

Reperi amerikan Poorstacy, emri i vërtetë i të cilit është Carlito Milfort Jr., ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare pas një incidenti të ndodhur të shtunën në Boca Raton, Florida.

Lajmi u konfirmua nga Departamenti i Policisë së Boca Raton, ndërsa TMZ raportoi i pari ngjarjen tragjike. Shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë, pasi autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme.

Sipas informacioneve paraprake, një ambulancë u thirr në një hotel në zonë, ku reperi po qëndronte prej dhjetë ditësh së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tij. Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti të mbijetonte.

Punonjës të hotelit thanë për TMZ se bëhej fjalë për një urgjencë mjekësore dhe se Poorstacy ishte personi i vetëm i shtruar atë ditë në spital.

Document Restoration Services
Poorstacy u bë i njohur për stilin e tij unik që kombinonte emo rap, hip hop, punk rock dhe heavy metal. Ai bashkëpunoi me shumë artistë të njohur, mes tyre edhe bateristi i Blink-182, Travis Barker. Të dy punuan së bashku në këngët “Choose Life” dhe “Nothing Left”.

Pas njoftimit të vdekjes së tij, Travis Barker i bëri homazh reperit në Instagram, duke ndarë një video emocionuese nga performanca e tyre. Ai postoi gjithashtu një klip të bashkëpunimit të tyre “Choose Life”, duke shkruar:

U prehsh në paqe, nuk do të të harrojmë kurrë

Përveç muzikës, Poorstacy pati sukses edhe në botën e filmit. Ai kontribuoi në kolonën zanore të filmit “Bill & Ted Face the Music” të vitit 2020, i cili u nominua për çmim Grammy vitin pasardhës.

Related Posts

Kapte, shtrëngonte organet gj*nitale dhe …/OFICERJA akuzohet nga kolegët e saj: “Na fut gjithë kohës DUART…”

Një police që bënte “twerking” ngacmoi dy kolege dhe u përpoq të puthte një inspektor gjatë një feste, u tha në një seancë dëgjimore për sjellje të…

“E sheh automjetin e blinduar jashtë?”, si i vuri Jeton Lami 500 mijë euro gjobë pronarit të “Perla e detit”: Ke një javë ta paguash ose…

Emisioni “Në Shënjestër” ka zbuluar detaje sa i përket ngjarjeve që çuan deri në vendosjen e tritolit te “Perla e detit”. Në dëshminë e pronarit Sajmir Sina,…

Publikoi FOTO të bashkëshortit të gj*kosur, Anjeza Shahini rrëfen ngjarjen tronditëse

Këngëtarja e njohur, Anjeza Shahini, ka publikuar dy postime në rrjetet sociale, ku ka shqetësuar ndjekësit e saj. Përmes një Instastory, ajo publikoi një foto të bashkëshortit…

TRAGJIKE / Shtëpia përfshihet nga flakët, humb jetën një fëmijë

jë ngjarje e rëndë është regjistruar të hënën në mbrëmje, në Berlin të Gjermanisë, ku një fëmijë humbi jetën nga plagët e marra pas një zjarri që…

Elijona pritet të largohet nga “Big Brother VIP Kosova”, ja ç’ndodhi

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka kaluar momente të vështira gjatë mbrëmjes së djeshme, duke shprehur hapur dëshirën për të lënë përfundimisht lojën. Ajo është…

EMRI/ Sherri nisi për një vajzë, kush është 35-vjeçari që u dhunua në Lezhë! Autorët e nxorën me forcë nga makina dhe e goditën me shkop bejsbolli!

Petrit Pepkola është 35-vjeçari që u dhunua sot me sende të forta në Lezhë. Burime për Panorama Online bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi…