Banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm mediatik menjëherë pas hyrjes së saj në shtëpinë e “Grande Fratello” në Itali.
Kjo vizitë vjen në kuadër të një shkëmbimi historik mes dy formateve, atij të Kosovës dhe atij italian, ku banorja shqiptare do të qëndrojë e ftuar për një javë.
Klipi i hyrjes së saj në shtëpi dhe mënyra origjinale e prezantimit me banorët ka tërhequr vëmendje masive në Instagram. Vetëm në më pak se 48 orë, videoja ka grumbulluar mbi 1.6 milionë shikime, duke lënë pas çdo video tjetër të publikuar nga faqja zyrtare e “Grande Fratello” gjatë javëve të fundit.
Këto shifra rekord dëshmojnë impaktin e menjëhershëm që Dolce ka pasur në audiencën ndërkombëtare, duke u kthyer në kryefjalën e momentit në rrjetet sociale,