Skip to content

Priten zhvillime! Vjen paralajmërimi: Dosja e Veliajt po bëhet gati për në…

Analisti Lorenc Vangjeli ka lëshuar një paralajmërim lidhur me ecurinë e procesit gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, duke parashikuar se beteja reale nuk do të mbyllet në gjykatat shqiptare, por në Strasburg.

Vangjeli argumentoi se kërkesat e vazhdueshme të Veliajt për t’u njohur me aktet dhe refuzimet që po merrte, po ndërtojnë bazën e një dosjeje të fortë për Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

“Ky proces ka nisur i helmuar që në fillim. Po flas për procedurat, jo për akuzat. Veliaj mbart vullnetin e qytetarëve dhe ka edhe një kontratë me publikun që e ka zgjedhur” tha analisti.

Vangjeli theksoi se është fat që sistemi i drejtësisë ka një shkallë mbikombëtare si Strasburgu, por paralajmëroi për pasojat e një humbjeje të mundshme atje.

“Të gjitha këto kërkesa të Veliajt janë pjesë e një dosjeje që nesër do të shkojë në Strasburg. Në rast të një vendimi në favor të Veliajt nga atje, të gjithë do të duhet të skuqemi” u shpreh Vangjeli,

Published inTë fundit