Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, ka startuar një tur takimesh që synojnë të ringrejnë, fuqizojnë dhe ripërtërijnë partinë, sipas tij.
Para nisjes së mbledhjes së tij në Durrës, në të cilën kishte relativisht shumë qytetarë, madje edhe më shumë se sa ka pjesëmarrës në “foltoret” e Sali Berishës, ashtu si duket edhe në foto, Salianji tha se politikanët e Partisë Demokratike duhet të kthehen te njerëzit dhe bashkëbisedimet me ta për ta arritur këtë.
“Është shumë e rëndësishme që cilido prej politikanëve, por sidomos politikanët e Partisë Demokratike të kthehen tek njerëzit, te kafet, te takimet, te bashkëbisedimet për të bërë të mundur zgjimin e Partisë Demokratike, ringritjen e Partisë Demokratike dhe ripërtëritjen e Partisë Demokratike.
Unë do të jem në çdo takim ku më kërkojnë demokratët për t’i dëgjuar, për të bashkëbiseduar dhe për të ndarë mendime si PD bëhet më e fortë dhe bëhet alternativë që e mund Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.Qëllimi i çdo takimi është ringritja, fuqizimi dhe zgjimi i Partisë Demokratike. I vetmi qëllim që kam unë dhe që e kam treguar është interesi publik, por sidomos interesi opozitar i PD-së” u shpreh Salianji,