Vr asja e 15-vjeçarit në Durrës/ Flet babai: Djali im u gjend rastësisht në sherr, kërkoj drejtësi

Adem Boba, babai i 15-vjeçarit që ndërroi jetë pas një sherri me thikë të ndodhur mes adoleshentëve, disa ditë më parë në Durrës, ka thënë se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt.

Në dëshminë e tij të dhënë për News24, ai tregoi se djali nuk ka pasur asnjë lidhje, pasi vetëm i ka shoqëruar shokët e tij, pasi i kanë thënë për t’i dërguar me makinë që të sqaroheshin me disa persona të tjerë.

Gjithashtu, Adem Boba u shpreh një grua e moshuar ka qenë dëshmitare okulare.

“Do të tregoj aq sa di. Djali ka qenë duke shkuar për në punë i kanë dalë disa shokë dhe i kanë thënë, na dërgo pak se kemi një muhabet për të sqaruar me disa të tjerë. As nuk i ka njohur ata çunat.

Dhe aty ka nisur konflikti. Ku djali im ka mbetur më i dëmtuar. Nuk ka pasur lidhje me ngjarjen, por i ka çuar atje. I ka dërguar që të sqarohen dhe të ikte në punë të vet. Më ka ardhur e papritur. Nuk ka pasur asnjë konflikt. E kam marrë vesh nga një shok i djalit pasi ka ndodhur ngjarja.

Një tjetër adoleshent u vra, reagon nëna e Martin Canit: Mos na i merrni fëmijët
Djali është në gjendje shumë të rëndë. Ai ka ndërhyrë për t’i ndarë por ka marrë thika. Një grua me sa kam dëgjuar dëshmitare okulare mund të dijë më shumë. Aty mund të ketë qenë 6-7 çuna përfshirë të dyja palë. Ndërsa prindërit kanë thënë që ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.

Por dua të bëhet njëherë djali mirë dhe gjërat e tjera mund të sqarohen më pas. E kisha bërë edhe një si marrëveshje që nëse shpëtonte çuni, do t’i falja…

Por tani gjërat ndryshojnë sepse edhe vet nuk jam i sigurtë se çfarë do ndodhi, por do ja lej kohës…Por pres të funksionojë ligji, dua çfarë parashikon Kushtetuta e Shqipërisë…Ne shkuam për një jetë më të mirë…Rrija me qera. Ndërsa vitet që kam qenë në Bulqizë punoja në minierë”, ka thënë ai.

Related Posts

Në qendër të vëmendjes, mediat italiane nxjerrin fotot e vjetra të Dolces: “Ndryshe nga sot” (Foto)

Hyrja e Dolces në shtëpinë e “Grande Fratello” ka ngjallur kureshtje të madhe në Itali, duke bërë që mediat atje të gërmojnë menjëherë në të shkuarën e…

Thashetheme plot në Tiranë se ai e tr*dhton? A është xheloze për Luizin? Ja si përgjigjet Kiara

Moderatorja Kiara Tito ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ku foli për jetën personale, marrëdhënien me partnerin e saj Luiz Ejllin,…

Javën e ardhshme “çmenden” temperaturat, njihuni me parashikimin e motit nga sinoptikania Lajda Porja

Këtë të premte vendi ynë parashikohet me mot të paqëndrueshëm me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Sinoptikania e Meteoalb, Lajda Porja, në një…

N*mi në Greqi! Policia jep njoftimin urgj*nt që prek të gjithë shqiptarët

Greqia është paralizuar nga protestat e fermerëve të cilët kanë bllokuar akset kombëtare për vonesat me dhënien e subvencioneve të BE-së pas një skandali korrupsioni. Përmes një…

Nuk fliste me Grida Dumen prej vitesh sepse…” – Erion Braçe: Mamaja ime më thotë ke 12 vite që s’më rrit pensionin

Deputeti i PS, Erion Braçe, zbuloi në “Top Story” se nuk ka folur me Grida Dumën që nga koha kur kjo e fundit ishte pjesë e Parlamentit….

Shpresojmë që Edi të mos i shikojë këto pamje të Dolces me banorin e Grande Fratello (Video)

Aventura e Dolces në “Grande Fratello” po bëhet gjithnjë e më e nxehtë, teksa banorja shqiptare është shfaqur tejet e afërt me një nga konkurrentët italianë, Domenicon….