Aventura e Dolces në “Grande Fratello” po bëhet gjithnjë e më e nxehtë, teksa banorja shqiptare është shfaqur tejet e afërt me një nga konkurrentët italianë, Domenicon.
Ndërkohë që Edi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova mban ende gjallë shpresat për raportin me të, pamjet që vijnë nga Italia tregojnë një realitet krejt tjetër.
Në videon që po qarkullon me shpejtësi në rrjet, Dolce shfaqet e veshur me të kuqe, duke shkëmbyer një kërcim mjaft sensual dhe intim me Domenicon.
Kimia mes tyre duket e fortë, teksa italiani nuk i ndan sytë dhe duart nga ajo, duke shijuar çdo moment të këtij afrimiteti fizik në dhomën e gjumit.
Këto skena pritet të nxisin diskutime të shumta, veçanërisht mbi reagimin e mundshëm të Edit nëse do të përballej me këto pamje provokuese,