Debati rreth koncertit të Adelina Ismailit, i cili u mbajt pikërisht në ditën e ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit, vazhdon të shkaktojë diskutime të forta. Mbrëmjen e djeshme, gjatë një paneli televiziv, kolegë të njohur si Big Mama dhe Adelina Tahiri kritikuan faktin që artistja nuk rezervoi asnjë moment heshtjeje apo dedikim për kolegun e ndjerë gjatë festës së 40-vjetorit të saj.
Megjithatë, në mbrojtje të Adelinës doli tekstshkruesi Avni Qahili, i cili argumentoi se presioni dhe stresi i një koncerti të atyre përmasave e bëjnë të pamundur menaxhimin emocional apo ndryshimin e skenarit në kohë reale.
Këtij qëndrimi i është bashkuar menjëherë motra e këngëtares, Ema Ismaili. Ajo ka shpërndarë deklaratën e Qahilit duke shkruar shkurt: “I madh je Avni”, duke dhënë kështu përgjigjen e saj indirekte ndaj sulmeve të fundit. Ndërkohë që rrjeti zien nga ky debat, vlen të theksohet se vetë Adelina Ismaili ende nuk ka bërë asnjë reagim publik lidhur me situatën