Dasmë mes VIP-ash në Itali, Jori Delli gati martesën me reperin e famshëm! Propozimi romantik në Maldives dhe kriza e çiftit

Jori Delli sapo ka konfirmuar atë që fansat e saj e prisnin prej kohësh: “Po, shumë shpejt kemi dasmë”.

Modelja dhe influencuesja shqiptare i ka thënë “po” propozimit romantik të partnerit të saj, këngëtarit italian Fred De Palma, gjatë pushimeve. Çifti ndodhej me pushime kur Fred De Palma zgjodhi momentin perfekt për t’u ulur në gjunjë dhe për t’i bërë pyetjen më të rëndësishme. Jori ka ndarë në rrjete sociale fotot nga momenti i propozimit, duke e shoqëruar me mbishkrimin e thjeshtë, por domethënës: “Për gjithmonë”.

Rrugëtimi i tyre sapo ka hyrë në kapitullin më të rëndësishëm, atë të “për gjithmonë”. Modelja jetën dhe karrierën e saj e ka të ndërtuar në Itali, ku me shumë bujë është përcjell edhe lidhja e saj me Fred De Palma. Çifti është bashkë prej disa kohësh, duke e jetuar këtë histori edhe publikisht. Pak javë më parë, gjatë pushimeve në Kenia ra në sy mungesa e reperit. Por ajo që ndjekësve dhe jo vetëm i ka tërheq vëmendjen është mungesa e partnerit të saj në këto ditë. Vetë Jori ka zbuluar se në këtë udhëtim shoqërohet nga mikeshat e saj, por edhe miqtë, ku edhe i ka etiketuar në “Instagram”.

Por fansat menjëherë kanë nisur me pyetjet se ku gjendet Fred këto ditë dhe pse nuk ka shkuar me të për pushime. Kaq ka mjaftuar që të nisin edhe aludimet se mes dyshes ka një krizë të këtij raporti. Kaq mjaftoi që çifti të përflitej për një krizë mes tyre, por duket se gjithçka ka ndodhur në pak ditë dhe çifti është bashkë dhe gati për hapin e radhës. Njohja me Fred De Palman nuk ka qenë aspak siç mund ta keni menduar, përkundrazi. Ngjan me një histori filmi ajo që ka ndodhur 7 vjet më parë mes Jorit dhe reperit të njohur italian, të cilët tashmë janë shumë të dashuruar me njëritjetrin. E ftuar në një emision modelja bukuroshe tregoi se nuk i ka pasur kurrë qejf të famshmit, aq më tepër këngëtarët, por ja që “kurrë mos thuaj kurrë”.

Historia e njohjes nisi 7 vjet më parë, kur Jori, e shoqëruar nga i dashuri i saj, u përball për herë të parë me Frederico-n, në një club, në Torino, por ai në atë moment u soll keq: “Në një moment, unë po ecja vetëm dhe ai pyeti ‘kush është ajo’? Bënte edhe si garip. Pronari i tha është e dashura e shokut tim. Janë zënë është bërë një çështje pak kështu…. Të nesërmen i kërkon edhe falje të dashurit tim”.

Më pas, Fredi i shkruan Jorit, por ajo iu përgjigj shumë keq: “Nuk më pëlqente fare, nuk më pëlqejnë çunat arrogantë që mendojnë se mund të të kapin lehtë…”. Kështu kaluan vitet.

Pas 3 vitesh, një mikeshë e saj i kërkoi të ishte pjesë e videoklipit, meqenëse ishte në Milano. Jori pranoi, por kur mësoi se këngëtari ishte Fred De Palma, asgjë nuk ndryshoi: “Ai ishte i dashuruar në atë periudhë dhe unë kam qenë e lidhur. Po super profesionalist, kemi folur vetëm 10 fjalë…”.

Dy vjet më parë, fundi i verës, Jori single dhe në gjendje jo shumë të mirë, pa humor: “Më shkruan në ‘Instagram’, edhe pse unë nuk u kthej asnjëherë përgjigje. Kisha neveri për këta të famshmit, sidomos këngëtarët. Po isha e mërzitur atë kohë. Filluam të flisnim dhe zbulova një anë tjetër të tij që më pëlqeu. Fred de Palma është personazh, po Federico është njeri tjetër…”, – tha bukuroshja duke theksuar edhe një herë se janë shumë të dashuruar dhe shkojnë shumë mirë bashkë.

Related Posts

Lajm tr*gjik! Gjendet e pajete infermierja e re nga Vlora, dalin detajet tro*ditese

Qyteti i Vlorës është tronditur nga një lajm i hidhur, pasi është ndarë nga jeta në moshë të re Kristina Kokaj, infermierja e njohur dhe e dashur…

Kush është 9-vjeçarja me origjinë shqiptare që triumfoi në Festialin e Zecchino D’Oro?

Emma Dakoli është 9-vjeçarja me origjinë shqiptare që fitoi edicionin e 68 të Festivalit Zecchino D’Oro. Ajo arriti të rrëmbente çmimin e parë me këngën “Ci pensa…

KTHESA dhe SURPRIZA për disa shenja të horoskopit, si renditen nga më me FAT te më me PAK…

Qielli i 6 dhjetorit sjell një ndryshim të papritur në energjitë e ditës, dhe horoskopi flet qartë: disa shenja hyjnë në një fazë me mundësi të forta,…

Përplasen dy automjete dhe një motor në Unazën e Madhe në Tiranë, humb jetën i riu

Një aksident i rëndë ka tronditur Tiranën mbrëmjen e sotme, ku dy automjete dhe një motomjet u përfshinë në një përplasje fatale në zonën e Unazës së…

Kush mban rekordin botëror? 50 vendet me rezervat më të mëdha të arit

Ari mbetet një prej aseteve më të sigurta përballë trazirave globale dhe pasigurisë ekonomike, duke nxitur shtetet dhe bankat qendrore të rrisin blerjet e tij. Ky trend…

💞 H0T RELAX 💞