Pagesa e majme, Arilena Ara në krye të Festivalit të RTSH! Emrat që u skualifikuan nga prezantimi, ja kush pritet ta shoqërojë në skenë

Duket gjithçka gati për edicionin e këtij viti të Festivalit të RTSH. E kur janë publikuar në kanalin e “You Tube” edhe këngët pjesëmarrëse, pas shumë peripecirash është vendosur edhe moderatorja e këtij edicioni.

Arilena Ara

Bëhet me dije se do të jetë Arilena, ajo që do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve, për të moderuar përgjatë 4 netëve kompeticionin e rëndësishëm muzikor. Vetëm javën e shkuar, shkruam për problemet që emri i moderatores kishte sjellë për organizatorët. Shkak për këto mosmarrëveshje janë bërë pikërisht financat që RTSH ka në dispozicion, duke qenë se gjendet në një moment të vështirë ekonomik. Nga organizatorët është kërkuar që drejtues të ishte Salsano Rrapi, përkrah natyrisht edhe me një moderatore tjetër.

Por duket se drejtuesit e RTSH, kanë kërkuar që në krye të jenë moderator ekzistues të RTSH, Fjodora Fjora dhe Flori Gjini, duke qenë se këta të fundit nuk do të marrin pagesa të mëdha. Për moderimin krah tij, fillimisht u mendua Jonida Shehu, por duke qenë se festivali synon një “erë rinie”, u propozua Arilena Ara.

Sipas burimeve, bukuroshja mund të kërkojë një shumë të lartë, që mund të jetë e vështirë për televizionin publik, i cili ka hasur vështirësi ekonomike kohët e fundit. E duket se pavarësisht tarifave të larta, drejtuesit kanë rënë dakord që të jetë pikërisht këngëtarja ajo që do ta moderojë festivalin. Nuk dihet ende se cila do të jetë pagesa që Arilena do të marrë për këtë angazhim, por ajo që dihet me siguri është fakti se këngëtarja ka tarifa të larta dhe se është bërë e mundur që të plotësohen kërkesat dhe të jetë pikërisht ajo, mikpritësja përgjatë netëve të muzikës.

Ndërkaq, nuk dihet ende se cili do ta shoqërojë në skenë, por burimet shprehen se diskutimet janë drejt përfundimit edhe me Salsano Rrapin, për të bërë një dyshe të re në skenë, që do të jetë edhe imazhi i këtij Festivali për 4 net me radhë. Kujtojmë që më herët, Arbana Osmani dhe Luana Vjollca kishin dorëzuar një projekt për të qenë në krye të këtij program. Por platforma e tyre u refuzua, duke vendosur që asnjëra nga dy moderatoret të mos ishte në skenë.

Problemet ekonomike duket se po prekin edhe spektaklit më të rëndësishëm të muzikës, duke bërë që kur mungojnë më pak sesa një muaj nga nisja e Festivalit, ende nuk është vendosur emri i moderatorit. Sakaq, pas shumë diskutimet dhe tratativash, është vendosur për të pasur Arilena Arën si moderator të këtij edicioni./Panorama.al

Related Posts

U*gjente! Vjen perseri nje lajm i keq nga Greqia, sapo u njoftua

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar të shtunën për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet…

Kush ishte e dashura bukuroshe qe tentoi te shpetonte? Edi Rama zbulon si tentuan ta vr*sin sherbimet s*krete ne 97

“Një lider i gjatë fiton zgjedhjet në 80% të rasteve, por unë i fitoj sepse kam opozitën më të ashpër në shtëpi”, thotë Edi Rama në një…

“Cmenden” temperaturat, njihuni me parashikimin e motit nga sinoptikania Lajda Porja

Këtë të shtune duke filluar qe nga oret e hershme te mengjesit vendi ynë parashikohet me mot të paqëndrueshëm me vranësira mesatare deri të dendura si dhe…

I dënuari me 25 vite burg humb jetën në reanimacionin e “Nënë Tereza”; zbardhen detajet

Një i dënuar me 25 vite burg ka humbur jetën gjatë trajtimit mjekësor në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë, ku ishte shtruar në gjendje të rëndë…

I dyshuar si bashkëpunëtor në vr asjen e Mondi Mëhallës, gjykata jep vendimin për Nevzat Spahon! Ç’ndodhi gjatë seancës për ish-ortakun e biznesmenit, familja e viktimës: Jemi miq

Gjykata e Elbasanit ka lënë në qeli Nevzat Spahon, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka, krim i ndodhur mbrëmjen…

Lajm tr*gjik! Gjendet e pajete infermierja e re nga Vlora, dalin detajet tro*ditese

Qyteti i Vlorës është tronditur nga një lajm i hidhur, pasi është ndarë nga jeta në moshë të re Kristina Kokaj, infermierja e njohur dhe e dashur…