Vr*u fqinjin shqiptar, pasi tentoi t’i shkatërronte banesën me ekskavator, lirohet nga akuzat italiani

Sandro Mugnai, një zejtar 56-vjeçar nga San Polo, Arezzo, i cili në vitin 2023 vr*au fqinjin e tij shqiptar Gëzim Dodoli, pasi kishte tentuar t’i shembte shtëpinë me ekskavator, u lirua plotësisht nga akuzat “sepse akti nuk përbën krim”.

Mediat italiane raportojnë se Prokurorja Laura Taddei kishte kërkuar një dënim me katër vjet burg, duke e ndryshuar akuzën për vr*asje me dashje në atë të tejkalimit të vetëmbrojtjes nga pakujdesia. Por, dy vjet pas vr*asjes, Gjykata e Krimeve të Rënda e Arezzos vendosi që akti nuk përbënte krim. Kur u lexua vendimi që e lironte nga akuzat, Mugnai shpërtheu në lot.

“Më në fund do të kemi një Krishtlindje paqësore. Këto kanë qenë vite të vështira, por gjithmonë kam pasur besim te drejtësia. Gjykata ka vepruar për më të mirën,” tha ai.

Anëtarët e familjes së Mugnait dy djemtë e tij, gruaja e tij, vëllai i tij dhe nipi i tij u dërguan gjithashtu në gjykatë.

“E dinim që ishte vetëmbrojtje, por duhej të provohej. Gjykata bëri çmos”, deklaroi djali i tij më i madh.

Avokatët mbrojtës u shprehën të kënaqur: Marzia Lelli shpërtheu në lot nga lehtësimi, ndërsa Piero Melani Graverini komentoi: “Isha e sigurt”.

Gjyqtarët, pranuan argumentin e paraqitur nga dy avokatët mbrojtës, të cilët kishin theksuar gjithashtu se i pandehuri kishte hapur zjarr për të mbrojtur familjen e tij, e cila ishte strehuar në shtëpi ndërsa fqinji kishte shtypur disa makina dhe po shkonte drejt shtëpisë pasi e kishte goditur me eskavator.

Si ndodhi ngarja?

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 5 janarit, 2023, si pasojë e marrëdhënieve të tensionuara midis autorit dhe viktimës. Gëzim Dodoli shkatërroi me ekskavator fillimisht makinat e parkuara përpara shtëpisë së Sandro Mugnai në San Polo, një fshat i vogël i Arezzos, dhe më pas duke goditur drejtpërdrejt muret e shtëpisë ku 56-vjeçari po darkonte me familjen e tij. Më pas, Mugnai mori pushkën dhe qëlloi fillimisht një herë në ajër, pastaj katër herë të tjera drejt fqinjit që drejtonte ekskavatorin, duke e vr*arë atë.

Related Posts

Aksident tragjik në Vlorë/ Dy të vd*kur dhe një i pIagosur nga përplasja e dy automjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e fshatit Kotë, në Vlorë, ku janë përplasur dy automjete, duke shkaktuar dy viktima dhe një të plagosur rëndë….

Horoskopi ditor, e hënë 23 mars 2026

Dashi Do ruani një dialog shume te mire gjate kësaj dite me partnerin dhe marrëdhënia ne çift do vazhdoje te mbetet e ngrohte. Beqaret do vazhdojnë ta…

Zodiaku Ekstrem: Gjërat që duhen dhe nuk duhen bërë këtë javë [23.03 – 29.03.2026]

Mosmarrëveshje nga e kaluara, mundësi të reja që shfaqen, tensione në marrëdhënie, reagime të tepruara, energji krijuese dhe ndryshime në prag. “Do’s” dhe “Don’ts” e kësaj jave…

Pikëlluese! Porta e futbollit bie mbi të, humb j etën 7-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Erlangen, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi një portë futbolli ra mbi të në një fushë sportive, pak para…

Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet një pallat dhe disa banesa; të pl agosur dhe dhjetëra të..

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën Ponte Galeria në Romë, duke shkaktuar shembjen e një pallati dhe dëmtime në disa banesa përreth, si dhe panik mes…

Ardit Çuni tregon si zbuloi tradhtinë nga ish partnerja: Ishte gjëja më e tmerrshme që kam përjetuar!

Këngëtari Ardit Çuni ka ndarë së fundmi detaje të panjohura nga jeta e tij personale, duke folur hapur për një nga momentet më të vështira që ka…