Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Portin e Durrësit ku një 24-vjeçar ka ndërruar jetë fatalisht pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
I riu është identifikuar si Avaz Yafarov me nacionalitet nga Azerbajxhani ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur në bordin e anijes “Kyebele” ku po kryheshin disa punime. Yafarov ishte elektriçist dhe pjesë e ekuipazhit. Anija ishte ankoruar në katalën 2 dhe ishte e ngaruar me grurë. 24-vjeçarit i është dhënë menjëherë ndihma e parë, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë