Modelja Bonnie Blue, emri i vërtetë i së cilës është Tia Billinger, është arrestuar nga autoritetet indoneziane në ishullin e Balit, nën dyshimin për shkelje të ligjeve të rrepta të antip*rn*grafisë.
26-vjeçarja u bë kryefjalë e mediave botërore pak kohë më parë pas deklaratës së saj të bujshme për një sfidë ku kreu marr*dh*nie me rreth 1000 persona brenda 24 orëve. Arrestimi ndodhi të premten pas një bastisjeje në një studio në zonën e Badungut, ku policia sekuestroi kamera, pajisje elektronike, medikamente si Vi*agra, kostume të ndryshme dhe një furgon që përdorej për turin e saj.
Së bashku me të u ndaluan edhe 14 shtetas australianë, të cilët më pas u lanë të lirë, ndërsa Bonnie dhe tre bashkëpunëtorë të tjerë mbeten nën hetim.
Aktualisht, autoritetet i kanë bllokuar pasaportën, ndërsa pritet të zbardhet nëse ajo do të përballet me proces gjyqësor në Indonezi apo do të deportohet drejt Britanisë