Aventurës së Dolces në shtëpinë e “Grande Fratello” i ka ardhur fundi zyrtarisht.
Pas një jave qëndrimi intensiv në Itali, banorja ka lënë shtëpinë pak minuta më parë për t’u nisur drejt Kosovës.
Sipas raportimeve, ajo pritet të bëjë hyrjen e saj nesër në mbrëmje në “Big Brother VIP Kosova”, për të vazhduar garën aty ku e la, krah Edit dhe banorëve të tjerë.
Mbetet për t’u parë se si do të jetë pritja që do t’i rezervojnë konkurrentët dhe veçanërisht Edi, pas dinamikave të krijuara gjatë mungesës së saj njëjavore