SHBA i mbyll derën Edi Ramës dhe ministrave të tij, ja veprimi qe ben Dhoma Amerikane kunder Rames

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se i ka dhënë një tjetër goditje të rëndë politike dhe diplomatike kryeministrit Edi Rama, duke e lënë sërish jashtë dyerve të një eventi të nivelit të lartë dhe duke ngrirë edhe më tej raportet mes tyre. Në një mbrëmje që u shndërrua në skenë të tensioneve të heshtura diplomatike, Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) i hapi dyert Presidentit Bajram Begaj, ndërsa kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij jo.

Në fotot zyrtare të shpërndara në rrjetet sociale nga ambasada e SHBA në Tiranë, mungesa totale e përfaqësuesve të qeverisë ra në sy si një “shuplakë” e ftohtë politike.

Ceremonia e 25-vjetorit të AmCham u kthye në arenën, ku SHBA dërgoi një mesazh që nuk kishte nevojë për përkthyes: korrupsioni po dëmton seriozisht marrëdhëniet dhe klimën e biznesit.

E Ngarkuara me Punë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, foli me tone të drejtpërdrejta, duke theksuar se Shqipëria vijon të ngecë në transparencë, konkurrencë të ndershme dhe luftë ndaj abuzimit me pushtetin.

Në sallë, fjala “korrupsion” kumbonte më fort se muzika e ceremonisë, ndërsa të pranishmit lexonin mes rreshtave një paralajmërim të qartë ndaj qeverisë shqiptare. Sipas saj, tregu shqiptar rrezikon të mbetet terren i mbyllur për investitorët seriozë amerikanë, nëse rregullat nuk bëhen të barabarta për të gjithë, dhe jo vetëm për oligarkët e privilegjuar.

Prapaskenat
Por kjo nuk ishte thjesht një deklaratë, ishte kapitulli i radhës i ftohjes së ndjeshme në marrëdhëniet Rama-SHBA. Që nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, sinjalet nga Uashingtoni kanë qenë të zymta për kryeministrin: urimet e Departamenti Amerikan të Shtetit (DASH) iu drejtuan vetëm popullit, jo qeverisë.

4 Korriku (Festa e Pavarësisë së SHBA në Tiranë në vitin 2025) kaloi pa ftesë për Ramën, ndërsa vizita e anijes së ushtrisë amerikane në bregdetin e Shqipëri u zhvillua pa praninë e tij. Edhe urimet festive (festat e 28-29 nëntorit) nga ambasada, Departamenti i Shtetit, Presidenti Donald Trump kanë shkuar drejt presidentit Begaj dhe qytetarëve, duke konsoliduar idenë e një distance të theksuar diplomatike.

E gjithë panorama e këtij viti politik krijon ndjesinë e një “akulli diplomatik” që po zgjerohet mes SHBA dhe Kryeministrit Rama. Ndërkohë, në eventin e AmCham, Presidenti Begaj u shfaq si i vetmi përfaqësues i lartë i shtetit, duke marrë vëmendjen dhe nderimet që dikur ndaheshin mes institucioneve.

Mes dritave të festës dhe buzëqeshjeve diplomatike, u lexua qartë një nëntekst i fortë se, partneriteti strategjik SHBA-Shqipëri qëndron, por jo domosdoshmërisht me të njëjtët aktorë në qendër të skenës. Pra me këto sinjale të njëpasnjëshme, raportet mes SHBA dhe kryeministrit Rama duket se janë ftohur edhe më tej, duke krijuar një distancë që tashmë është e pamundur të maskohet.

Më poshtë po pasqyrojmë fjalën e plotë të të Ngarkuarës me Punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn në 25-vjetorin e themelimit të Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Ja fjala e plotë e diplomates amerikane, Nancy VanHorn
“Zoti President, Grant, Neritan, anëtarë të Dhomës Amerikane, të ftuar të nderuar, pjesëtarë të trupit diplomatik dhe miq – mirëmbrëma. Është nder të jem me ju sonte për të festuar 25-vjetorin e themelimit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri. Dhe ndërsa festojmë këtu sonte, më kujtohet diçka që ka thënë Presidenti Trump: “Më pëlqen të mendoj gjerë. Nëse doni të mendoni, është më mirë të mendoni ide të mëdha.”

Dhe mendoj se kjo ndjenjë përmbledh në mënyrë të përsosur frymën e ambicies dhe të inovacionit që nxit bizneset amerikane dhe partneritetet e tyre në të gjithë botën. Duke folur për idetë e mëdha, 25 vjet më parë AmCham u themelua me një vizion të guximshëm – siç e përmendi Grant – për të shërbyer si një urë lidhëse mes komuniteteve të biznesit amerikan dhe atij shqiptar, dhe për të nxitur një mjedis që u mundëson kompanive të konkurrojnë ndershëm dhe të lulëzojnë.

Sot, Dhoma Amerikane përfaqëson më shumë se 250 kompani – mendoj se dëgjova 276, e jashtëzakonshme – dhe është bërë një nga zërat më të respektuar në peizazhin e biznesit në Shqipëri, duke mbështetur transparencë, përgjegjshmërinë dhe praktikat e ndershme të biznesit. Sepse kjo është edhe diçka tjetër për të cilën Presidenti Trump ka qenë shumë i qartë: Atij i pëlqejnë marrëveshjet e ndershme.

Shqipëria vazhdon të punojë drejt një mjedisi më të përmirësuar biznesi, por ende mbeten disa sfida të rëndësishme. Garantimi i konkurrencës së ndershme, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit, dhe rritja e transparencës rregullatore janë thelbësore për të çliruar potencialin e plotë ekonomik të Shqipërisë.

Krijimi i një “fushë loje të barabartë” mund të sigurojë që bizneset amerikane të veprojnë dhe të kenë sukses këtu, si dhe të tërheqë më shumë investime amerikane. Udhëheqja e Dhomës Amerikane mbetet tepër e rëndësishme për çuarjen përpara të këtyre reformave dhe forcimin e zërit të komunitetit të biznesit.

Gjatë vitit të kaluar, siç dëgjuam në video mesazh, kemi parë disa arritje të vërteta që dëshmojnë ndikimin e mbështetjes së Dhomës Amerikane. Për shembull, sistemi tatimor është bërë më i drejtë dhe më i balancuar falë ndryshimeve të rregulloreve të TVSH-së për shërbimet.

Ndërsa rregullimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave për tarifat e projekteve të energjisë është një hap tjetër i madh përpara, duke hapur rrugën për më shumë investime dhe më shumë inovacion në sektorin e energjisë në Shqipëri.

Këto janë vetëm disa shembuj të progresit domethënës që Dhoma Amerikane nxit çdo ditë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara është krenare që është partnere me ju në këto përpjekje.

Faleminderit për përkushtimin tuaj ndaj mirëqenies sonë të përbashkët dhe gëzuar për 25 vitet e ardhshme dhe më tej”, deklaroi këtë të mërkurë (dy ditë më parë) e Ngarkuara me Punë e HBA në Tiranë, Nancy VanHorn në 25-vjetorin e themelimit të Dhomës Amerikane të Tregtisë,

Related Posts

Agim Ademi paralajmëron “Iuftë” të vërtetë SHQIPTARO-TURKE: Erdogan do të vijë në Kosovë për ta parë ndeshjen?

Huazuar nga Insajderi/ Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur rreth ndeshjes Kosovë-Turqi që zhvillohet këtë të martë. Ademi ka sqaruar se Federata…

KATASTROFË TOTALE, SHBA nis PUSHTIMIN? 10 MIJE TRUPA GATI TË HYJNE NE IRAN!

Situata në Lindjen e Mesme po shkon drejt një përshkallëzimi alarmant, ndërsa raportet e fundit flasin për një mobilizim të madh ushtarak nga SHBA në rajon. A…

Kreshnik Osmani zbulon të fshehtat: Netanyahu mashtroi Trump? Vjen kthesa e madhe në luftën me Iran!

Një skenar i rrezikshëm gjeopolitik duket se po merr formë, ndërsa lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit po hyn në një fazë gjithnjë e më të paqartë…

‘Së shpejti do flemë bashkë’, historia e Sarës dhe Mozës, të qeshura mes fermerëve

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti së fundmi është bërë pjesë e spektaklit më të ndjekur të momentit ‘Ferma VIP 3’. Mimoza ka spikatur për batuat e saj dhe së…

“Grupi më i rrezikshëm kriminal”, Klodiana Lala zbërthen organizatën e Vlorës: Inez Hajrulla dyshohet se fshihet në Greqi, u ‘tradhtua’ nga gabimi i të dashurës

Gazetarja Klodiana Lala zbardhi detaje edhe nga hetimi i organizatës kriminale të vrasjeve dhe trafikut të drogës në Vlorë, e drejtuar nga Inez Hajrulla, i cili ndodhet…

Lajm i zi/ Ndahet nga jeta këngëtarja e madhe

Këngëtarja e njohur greke Marinella është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeç , pasi luftoi me pasojat e një goditjeje të rëndë në tru që pësoi…