Protestat e fermerëve në Greqi kanë përshkallëzuar dhe kanë çuar në përplasje me efektivët e policisë. Kjo situatë ka shënuar disa incidente në qytetet si Heraklion dhe Hania, ku dy oficerë policie janë plagosur. Më pas, fermerët kanë goditur me gurë furgonin e policisë dhe kanë përdorur armë kimike ndaj tyre.
Mediat greke shkruajnë se fermerët hynë në aeroportin Nikos Kazantzakis në Heraklion me mjete bujqësore, duke e bllokuar plotësisht atë. Ndërsa fermerët dhe blegtorët nga Akaia hynë në qytetin e Patras me traktorë dhe mjete bujqësore, nëpërmjet rrugës kryesore perimetrale, ku marshimi i tyre ka destinacionin përfundimtar ndërtesën e Rajonit të Greqisë Perëndimore.
Sapo fermerët dhe blegtorët mbërritën në rrugën kryesore perimetrale, ata bllokuan kryqëzimin e Glafkos, ndërsa forcat e policisë që ishin në gatishmëri ngritën një barrierë në mënyrë që ata të mos shkonin drejt portit jugor.