Situatë jasht kontrollit/ Fermerët në Greqi shkatërrojnë makinat e policisë (Foto)

Nuk ndalen protestat e mëdha të fermerëve në Greqi. Në Kretë situata ka dalë jashtë kontrollit, teksa protestat e fermerëve janë shndërruar në përplasje të dhunshme.

Fermerët janë parë te ndjekin policinë me shkopinj tradicionalë dhe gurë, ndërsa kanë përmbysur edhe një makinë patrulle.

Aeroporti i Heraklionit u mbyll, pasi qindra fermerë hynë në pistë, duke ndërprerë fluturimet.

Edhe aeroporti i Hanjas u bllokua dhe do të mbetet i mbyllur deri pasditen e sotme. Dy fluturime nga Athina dhe Rodos u detyruan të anulohen, për shkak të kaosit. Fotot nga vendngjarja tregojnë përplasje të ashpra, që e kanë kthyer zonën në një skenë beteje.

Fermerët paralajmërojnë vazhdimin e protestave dhe zgjerimin e blloqeve në të gjithë vendin. Në disa qarqe policia është tërhequr, pas përplasjes së dhunshme me protestuesit.

Në Kretë qindra mjete bujqësore janë nisur drejt portit dhe aeroportit “Nikos Kazantzakis”. Edhe në pjesë të tjera të Greqisë janë ngritur blloqe në rrugët kryesore dhe në autostrada. Fermerët e Peloponezit dhe Atikës janë bashkuar në një plan të përbashkët veprimi.

Disa pika kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë janë bllokuar për orë të tëra.

Autoritetet paralajmërojnë ndërprerje të reja të qarkullimit gjatë ditës. Protestuesit thonë se nuk do të tërhiqen derisa qeveria të pranojë kërkesat e tyre.

Related Posts

Horoskopi ditor, e martë 9 dhjetor 2025

Dashi Klima ne çift do jete e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Edhe pse mëngjesi mund te jete emocionues, pasditja do ketë debate dhe mosmarrëveshje te mëdha. Beqaret…

Olta Gixhari e bën horë Labinot Rexhën, e demaskon direkt gënjeshtrën e tij

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 4, Olta Gixhari, e ka demaskuar keq Labinot Rexhën gjatë Prime-it të sotëm. Ndërsa ai po shpjegonte se si ka “fobi”…

‘MOS E PAÇIT FATIN E RINISË SHQIPTARE’! Protesta simbolike e qytetarit në Kukës në ‘Ditën e Rinisë’ (PANKARTAT)

8 Dhjetor, 2025 Një qytetar i Kukësit, Besmir Muslia, ka protestuar në mënyrë simbolike në 8 dhjetor, në ‘Ditën e Rinisë’ në sheshin e qytetit. Me parrulla…

22-vjeçarja gjendet e mbyIIur në kolibe, arr’estohet gruaja që e kishte birësuar

Një 22-vjeçare me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore u gjet e mbyllur brenda një kolibe për qentë në oborrin e një shtëpie në Teksas, pasi një…

U vr*a nga qeni pit bull, rrëfimi prekës i nënës: Qeni u frikësua nga të shtënat e gjuetarëve dhe suImoi fëmijën tim…

Nëna e Leos dyvjeçar, i cili humbi jetën kur u sulmua nga një pit bull që familja e tij e kishte adoptuar në shtëpinë e tyre në…

‘Çmenden’ temperaturat/ Meteorologia Porja jep parashikimin e papritur të motit: Gjatë gjithë javës pritet…

Meterologia, Lajda Porja bëri parashikimin e motit. Sipas saj, parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të shoqërojnë pjesën më të madhe të rajonit e Ballkanit. “Nga dita…