Rrezik për zem’rën/ Edhe ftohja e zakonshme mund të ketë pasoja serioze, tregon studimi

Infektimi me një virus të zakonshëm respirator në moshë të rritur mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të problemeve të zemrës, sugjeron një studim i ri alarmues.

Virusi respirator sincicial (RSV), i cili mund të jetë vdekjeprurës për foshnjat dhe të moshuarit, shfaqet çdo vjeshtë në Britani të Madhe – njësoj si gripi. Ai përhapet përmes kollës dhe teshtimave dhe çdo vit shkakton rreth 30 mijë hospitalizime tek fëmijët dhe 18 mijë tek të rriturit, kryesisht për shkak të komplikacioneve të rënda si pneumonia dhe infeksionet e mushkërive. Vlerësohet gjithashtu se kontribuon në rreth 8 mijë vdekje të të rriturve çdo vit.

Tani, shkencëtarët kanë zbuluar se infektimi me RSV mund të çojë edhe në komplikacione të rënda dhe potencialisht fatale të zemrës.

Rreziku i zemrës rritet ndjeshëm pas infektimit me RSV

Studiues danezë ndoqën mbi 17 mijë pacientë mbi moshën 45 vjeç dhe zbuluan se ata që u infektuan me RSV kishin një rrezik dukshëm më të lartë për të pësuar sulm në zemër, goditje në tru ose dështim të zemrës brenda një viti pas infektimit.

Rreziku ishte edhe më i madh tek personat që kishin probleme të mëhershme kardiovaskulare, si tension i lartë i gjakut apo bllokim të arterieve.

Ekspertët, të cilët e quajtën këtë kërkim “jashtëzakonisht të rëndësishëm”, thanë se gjetjet tregojnë edhe një herë seriozitetin e RSV te të moshuarit dhe u bënë thirrje personave të kualifikuar të përfitojnë vaksinën kundër RSV.

Në artikullin e botuar në JAMA Network Open, shkencëtarët e Institutit Statens Serum në Kopenhagë shpjeguan se ndryshimet e vërejtura të rrezikut janë të ngjashme me ato që shihen pas gripit, duke theksuar barrën e madhe kardiovaskulare që mund të sjellë RSV.

Rezultatet e studimit

Në studim u krahasuan:

8,747 të rritur të infektuar me RSV

8,747 të rritur pa infeksion

Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 72 vjeç.

Brenda një viti:

665 nga të infektuarit me RSV pësuan një problem të zemrës

257 nga grupi pa RSV patën probleme të ngjashme

Pas analizimit të faktorëve shtesë, u zbulua se RSV rrit rrezikun e problemeve të zemrës me 4.7%.

Rritja më e madhe e rrezikut u vërejt te:

personat e shtruar në spital me RSV (6.6%)

të moshuarit 85–94 vjeç (7.9%)

personat me histori të sëmundjeve të zemrës (11.9%)

pacientët me diabet (7.5%)

Studiuesit theksuan se rreziku total është i ngjashëm me atë të gripit, i cili prej kohësh dihet se kontribuon në probleme kardiake.

Pse përhapet kaq lehtë RSV?

Virusi përhapet përmes pikëzave të mëdha respiratore dhe mund të mbijetojë në sipërfaqe deri në 7 orë. Fëmijët e vegjël mund të jenë ngjitës deri në tre javë, madje edhe pasi simptomat janë zhdukur.

Këtë vit, ekspertët e shëndetësisë kanë paralajmëruar për rritje globale të rasteve, me Australi që raportoi një numër rekord infeksionesh.

Vaksinat kundër RSV – efektive për të moshuarit dhe foshnjat

Në Britani, vaksina kundër RSV ofrohet:

për personat mbi 75 vjeç

për gratë shtatzëna

Sipas të dhënave të Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA):

Vaksina në shtatzëni redukton me 72% shtrimet në spital të foshnjave për shkak të RSV.

Tek të moshuarit, vaksina është 82% efektive në parandalimin e hospitalizimeve.

RSV mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekjeve tek foshnjat: 20–30 fëmijë humbin jetën çdo dimër nga ky virus.

Foshnjat me rrezik të lartë mund të marrin vaksinat nirsevimab, që tashmë zëvendëson pesë injeksione mujore me një dozë të vetme.

Related Posts

Çfarë po ndodh keshtu!!? Jeper alarmi i madh per..

Ballkani Perëndimor rezulton rajoni më i ndotur në Evropë gjatë dimrit. Studimi i publikuar nga “The Guardian” tregon alarm te madh per nivele të ndotjes nga grimcat….

Dy 16 vjecare hapin v*rrin e vjetër në Pogradec, policia..

Policia e Pogradecit ka finalizuar një operacion hetimor që ka çuar në arrestimin e dy 16-vjeçarëve, të cilët dyshohet se janë autorët e një ngjarjeje të rëndë…

Ministria e Financave del me lajmerimin E RENDESISHEM per pensionistet

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka publikuar udhëzimet e reja sa i përket procedurave të lajmërimit për pensionistët e Republikës së Kosovës. Pas një periudhe të…

Stuhia më e madhe dimërore ndër vite, pritet të prekë rreth…

Miliona amerikanë po përgatiten për atë që mund të jetë një nga stuhitë më të mëdha dimërore në Shtetet e Bashkuara në vite, paralajmëroi Shërbimi Kombëtar i…

Se@si shtatë herë në javë: sekreti për të mbajtur martesën të fortë dhe larg tradhtisë

Të gjithë mund të pajtohemi se një jetë intime e shëndetshme është një shtyllë e rëndësishme për çdo martesë afatgjatë. Carla Bellucci, një nënë 42-vjeçare nga Britania,…

Tërmeti i fuqishëm ne Turqi, ja çfarë dihet deri më tani

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes në Turqi. Sipas Qendrës Evropiane-Mesdhetare të Sizmologjisë (EMSC), lëkundja sizmike është regjistruar…