U nis nga baza ushtarake në Gjermani, shkoi në Rumani dhe zbarkoi në Tiranë, avioni i CIA-s amerikane në tokën shqiptare, cili është misioni i “Hercules”?!

Orët e para të mëngjesit të datës 14 Nëntor 2025 nuk kanë qenë edhe aq të qeta për operatorët e Aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë, kur një avion “Hercules” i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Amerikës ka zbarkuar në Rinas.

Avioni Lockheed LM-100J Hercules i regjistruar në emër të kompanisë “Pallas Aviation” është nisur nga baza ushtarake e Amerikës në Gjermaninë Jugperëndimore, është ulur në Rumani dhe më pas në Tiranë.

Kompania që operon këtë avion civil, pretendohet në shumë raporte botërore se është një kompani kontraktuese qeveritare amerikane e lidhur me Tepper Aviation, një kompani aviacioni që dyshohet se vepron ngushtësisht me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA).

Itinerari i avionit ka ngjallur dyshime, për aterimin në Rumani dhe më pas në Tiranë, si dhe për qëllimin e zbarkimit në tokën shqiptare, duke marrë parasysh funksionalitetin e një Lockheed LM-100J Hercules.

Lockheed Martin LM-100J Hercules ofron shkathtësi të pakrahasueshme për ngarkesa të mëdha, ndihmë humanitare (zjarrfikës, ndihmë mjekësore), naftë/gaz dhe logjistikë minerare, i njohur për operimin nga fusha të vështira me teknologji moderne si motorë Rolls-Royce dhe helika të përparuara.

CIA është është një shërbim civil i inteligjencës së jashtme i qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara i ngarkuar me avancimin e sigurisë kombëtare përmes mbledhjes dhe analizimit të inteligjencës nga e gjithë bota dhe kryerjes së operacioneve të fshehta.

Kurse Baza Ajrore Ramstein nga e cila është nisur avioni është një instalim i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara i vendosur në Rheinland-Pfalz, në Gjermaninë jugperëndimore, e cila shërben si seli e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara në Evropë – Forcat Ajrore të Afrikës (USAFE-AFAFRICA) dhe Komandës Ajrore Aleate të NATO-s (AIRCOM).

Baza luan një rol kyç në mbështetjen e operacioneve ushtarake të avancuara, veçanërisht atyre që dislokohen në Evropën Lindore dhe Afrikë./Newsbomb.al

Related Posts

Çfarë po ndodh keshtu!!? Jeper alarmi i madh per..

Ballkani Perëndimor rezulton rajoni më i ndotur në Evropë gjatë dimrit. Studimi i publikuar nga “The Guardian” tregon alarm te madh per nivele të ndotjes nga grimcat….

Dy 16 vjecare hapin v*rrin e vjetër në Pogradec, policia..

Policia e Pogradecit ka finalizuar një operacion hetimor që ka çuar në arrestimin e dy 16-vjeçarëve, të cilët dyshohet se janë autorët e një ngjarjeje të rëndë…

Ministria e Financave del me lajmerimin E RENDESISHEM per pensionistet

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka publikuar udhëzimet e reja sa i përket procedurave të lajmërimit për pensionistët e Republikës së Kosovës. Pas një periudhe të…

Stuhia më e madhe dimërore ndër vite, pritet të prekë rreth…

Miliona amerikanë po përgatiten për atë që mund të jetë një nga stuhitë më të mëdha dimërore në Shtetet e Bashkuara në vite, paralajmëroi Shërbimi Kombëtar i…

Se@si shtatë herë në javë: sekreti për të mbajtur martesën të fortë dhe larg tradhtisë

Të gjithë mund të pajtohemi se një jetë intime e shëndetshme është një shtyllë e rëndësishme për çdo martesë afatgjatë. Carla Bellucci, një nënë 42-vjeçare nga Britania,…

Tërmeti i fuqishëm ne Turqi, ja çfarë dihet deri më tani

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes në Turqi. Sipas Qendrës Evropiane-Mesdhetare të Sizmologjisë (EMSC), lëkundja sizmike është regjistruar…