Sk*ndal në b*rgun 313! Ilir Metës nuk i lënë rrush në qeli “se e bën raki”, zbulohen detajet e pabesueshme

Një inspektim i Avokatit të Popullit mbi kushtet e paraburgimit të Ilir Metës, pas ankesës së tij, ka evidentuar një sërë problematikash që lidhen me trajtimin e ish-presidentit në qeli. Sipas raportit zyrtar, Meta nuk po trajtohet në përputhje me standardet e parashikuara nga ligji.
Por ajo që rrëfejnë zyrtarët e lartë të Partisë së Lirisë i kalon kufijtë e skandalit.

Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm, thotë se ish-presidentit nuk i lejohen as frutat që i çojnë familjarët dhe, siç mëson Tv Klan, arsyeja është në kufijtë e qesharakes. Frutat, si rrushi apo kumbullat, ai mund t’i fermentojë dhe me to të prodhojë raki. Blushi thotë se kufizimet prekin edhe librat.

Më është ndaluar t’i çoj edhe libra, sepse duhet t’i sjellë familja librat dhe askush tjetër. Më është ndaluar e drejta për ta informuar lidhur me analizat e ndryshme në shtypin botëror, me pretendimin se këto analiza mund të përmbajnë fotografi të personave që kanë shkruar artikujt dhe që në bazë të rregullores së burgjeve, nuk lejohet asnjë foto tjetër përveç familjes i paraburgosuri mund të mbajë në qeli”, u shpreh Blushi.

Ai deklaron se prej shtatë muajsh nuk ka pasur as komunikim telefonik me Metën, duke u detyruar të përdorë mënyra të tjera alternative për të pasur kontakt.

Hera e fundit që unë kam komunikuar nga telefoni im, i regjistruar në mënyrë të ligjshme dhe me autorizim, dua të theksoj këtë fakt nga SPAK-u, ka qenë në mos gaboj fundi i muajit qershor”, tha Blushi.

Sipas Blushit, gjatë qëndrimit në paraburgim, Ilir Meta nuk mund të takojë as anëtarë të partisë, as deputetë, eurodeputetë apo ambasadorë.

“U shkel e drejta e zotit Meta për të takuar funksionarë të partisë, është shkelur e drejta e tij për të takuar veçanërisht deputetë dhe eurodeputetë të ndryshëm, dhe është shkelur në mënyrë flagrante e drejta e tij dhe liria e fjalës në veçanti”, tha Blushi.

Raporti prej 25 faqesh i Avokatit të Popullit i është dorëzuar në fund të muajit nëntor Drejtorisë së Burgjeve, të cilës i janë bërë nëntë rekomandime për të marrë masa të menjëhershme për përmirësimin e kushteve të të paraburgosurit.

Por deri tani, siç pohojnë zyrtarët e Partisë së Lirisë, situata nuk ka ndryshuar

Related Posts

Agim Ademi paralajmëron “Iuftë” të vërtetë SHQIPTARO-TURKE: Erdogan do të vijë në Kosovë për ta parë ndeshjen?

Huazuar nga Insajderi/ Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur rreth ndeshjes Kosovë-Turqi që zhvillohet këtë të martë. Ademi ka sqaruar se Federata…

KATASTROFË TOTALE, SHBA nis PUSHTIMIN? 10 MIJE TRUPA GATI TË HYJNE NE IRAN!

Situata në Lindjen e Mesme po shkon drejt një përshkallëzimi alarmant, ndërsa raportet e fundit flasin për një mobilizim të madh ushtarak nga SHBA në rajon. A…

Kreshnik Osmani zbulon të fshehtat: Netanyahu mashtroi Trump? Vjen kthesa e madhe në luftën me Iran!

Një skenar i rrezikshëm gjeopolitik duket se po merr formë, ndërsa lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit po hyn në një fazë gjithnjë e më të paqartë…

‘Së shpejti do flemë bashkë’, historia e Sarës dhe Mozës, të qeshura mes fermerëve

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti së fundmi është bërë pjesë e spektaklit më të ndjekur të momentit ‘Ferma VIP 3’. Mimoza ka spikatur për batuat e saj dhe së…

“Grupi më i rrezikshëm kriminal”, Klodiana Lala zbërthen organizatën e Vlorës: Inez Hajrulla dyshohet se fshihet në Greqi, u ‘tradhtua’ nga gabimi i të dashurës

Gazetarja Klodiana Lala zbardhi detaje edhe nga hetimi i organizatës kriminale të vrasjeve dhe trafikut të drogës në Vlorë, e drejtuar nga Inez Hajrulla, i cili ndodhet…

Lajm i zi/ Ndahet nga jeta këngëtarja e madhe

Këngëtarja e njohur greke Marinella është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeç , pasi luftoi me pasojat e një goditjeje të rëndë në tru që pësoi…