Euro nën presion të vazhdueshëm, bie në minimum historik

Monedha europiane ka vijuar dobësimin edhe këtë javë, duke regjistruar të premten një tjetër rekord negativ.

Sipas operatorëve të tregut, euro po përballet me një presion të vazhdueshëm, për shkak të sasisë së lartë të valutës që qarkullon në ekonomi, ndërsa kërkesa për të ka rënë ndjeshëm.

Teprica e valutës nga emigracioni, shpenzimet e turizmit që kanë vijuar deri në vjeshtë, si dhe përdorimi i lartë i euros nga bizneset në këtë periudhë jashtë sezonit, janë faktorët kryesorë që ekspertët identifikojnë si shtytës të rënies.

“Sa më shumë është në disfavor të euros kursi i këmbimit mes euros dhe lekut, aq më shumë në këtë rast detyrohen emigrantët për të sjellë më tepër para në euro, në mënyrë që të realizojnë shumën e nevojshme për të ndihmuar familjarët e tyre në lekë. Ne vërtetë kemi nivele shumë të larta të turistëve, por ata kur vinë, vinë me monedhën bazë, që është euro”, u shpreh Teuta Nunaj Kortoçi, eksperte e ekonomisë.

Dobësimi i euros po krijon presion mbi kursimet në euro, të cilat humbasin vlerë, ndërsa kreditë në këtë monedhë bëhen më të favorshme për ata që kanë të ardhura në lekë.

“Ai grupim që janë përfitues janë qytetarët të cilat kanë të ardhura në lekë, ndërkohë që kanë marrë një kredi në euro. Kjo do të thotë, që ky qytetari kur paguan normën mujore të kredisë, do t’i duhet të shpenzojë më pak lekë. Bizneset eksportuese janë të defavorizuara dhe bizneset importuese janë të favorizuar nga ky kurs i ulët sepse ata në këtë rast e blejnë produktin e tyre me çmim më të lirë”, tha ekspertja.

Ekspertët theksojnë se euro mund të mbetet e dobët për sa kohë tregu vijon të jetë i tejngopur me valutë. Ndërkohë, pritet që Banka e Shqipërisë të vijojë monitorimin e situatës, por ndërhyrja merret në konsideratë vetëm nëse këto luhatje rrezikojnë stabilitetin financiar.

Related Posts

Feston sot 39-vjetorin, Ledri Vula merr dhuratën super luksoze! Ja për çfarë bëhet fjalë, mister kush ja dhuroi

Reperi i njohur Ledri Vula shënon ditë të veçantë sot. Kjo sepse ai feston ditëlindjen e 39-të dhe ka zgjedhur ta shënojë në mënyrë mjaft luksoze. Në…

Moderatorja TR*NDITET nga fjalët e telefonueses: Kam 6 fëmijë, nuk fle dot me burrin se ai..

Lidhur me temën nëse prindërit duhet të puthen në sy të fëmijëve, një telefonuese e programit e “Shije Shtëpie” në Tv Klan u shpreh kundër. Nëna e…

Mjekja gjinekologe jep këshillat jetësore: Femrat duhet t’i mbyllin lindjet para kësaj moshe

Mjekja gjinekologe, Enriketa Kroi thotë se femrat duhet të mbyllin lindjet para moshës 35-vjeçare, që të kenë fëmijë më të shëndetshëm dhe shtatzani të mbarë. Në emisionin…

E trishtë! Ky është qyteti i parë shqiptar që po “vd*s”! Nuk ka ngelur pothuajse asnjë i ri

Ballshi dikur qyteti i naftëtarëve sot nuk mund të quhet më i tillë pasi uzina e përpunimit të naftës nuk ekziston më dhe të gjithë punonjësit e…

Vjen lajmi i paimàgjinueshëm nga moti, ja cfare e pret vendin kete jave

Java e ardhshme në Shqipëri pritet të sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike, me dominim të motit të kthjellët dhe të ngrohtë, veçanërisht gjatë fillimjavës. Temperaturat ditore do…

Si kurrê më parë, Berisha nxjerr blof Flamur Noken: Askush nuk ka dhene urdher per…

Sali Berisha ka rrëzuar pretendimet e Flamur Nokës, i cili pretendon se ka qenë Ervin Salianji që u ka dhënë urdhër deptuetëve për të firmosur në mbështetje…