RRËFIMI/ Mashtroi me bursat falas për në SHBA, si një student arti manipuloi institucionet shqiptare duke u prezantuar si “mbesa” e kryeministrit

Rasti i Ermes Hoxhallit ka tronditur opinionin publik jo vetëm për shkallën e manipulimit, duke përfshirë emrin e Ambasadës Amerikane për të fituar besueshmëri me projektin e bursave në shkollat shqiptare, por edhe për mënyrën se si institucionet shtetërore u mashtruan përmes një identiteti të rremë, vetëm se menduan se po punonin me mbesën e kryeministrit.

Në këtë rrëfim ekskluziv për herë të parë në Top Channel me gazetaren Kristi Gongo, pasi ka shlyer dënimin me burg, kemi të riun që ka kaluar përmes një procesi të rrallë psikologjik dhe social: krijimin e një bote paralele.

Qëllimi i kësaj bisede në pjesën e parë është të të kuptojmë kush je, Ermes. E nisim me ty të vogël. Si e mban mend veten fëmijë?

Ermes Hoxhalli: Kam qenë një fëmijë ekstrovert, tundohesha për të bërë gjëra që nuk i përkisnin deri diku moshës time. Gjithmonë kam kërkuar të jem i madh, sepse ashtu mund të bësh gjëra që nuk të lejohen kur je fëmijë, pasi s’të vendosin në pozicione të duhura apo me përgjegjësi. Thjesht thoshin: je fëmijë, e prit sa të rritesh.

Të irritonte kjo gjë?

Ermes Hoxhalli: Po më irritonte, sepse nuk është mosha ajo që përcakton nivelin e dijes apo paditurisë.

Ke pasur shoqëri?

Ermes Hoxhalli: Kam pasur jashtëzakonisht shumë. Kam qenë deri diku trazovaç. Ikja nga shtëpia, ikja edhe nga fshati me shokët. Dhe sot i kujtoj me shumë nostalgji e i them vetes: Sa mirë ishte kur ishe i vogël.

Po të ka pëlqyer të kryesoje grupin, të ishe lider në klasë?

Ermes Hoxhalli: Gjithmonë më ka pëlqyer ideja e drejtimit. Kam qenë i pari për çdo gjë.

Edhe për probleme?

Ermes Hoxhalli: Tani, kur disa gjëra sjellin probleme, mbase.

Si ishte jeta në fshat? Doje të largoheshe nga fshati?

Ermes Hoxhalli: Jo asnjëherë. Fshati është një formë edukuese për fëmijën.

Më miqësor se qyteti?

Ermes Hoxhalli: Patjetër, nëse do e krahasoja do thoja fshati është një familje, ndërsa qyteti është një fis.

Sa i lidhur ishe me prindërit e tu?

Ermes Hoxhalli: Kam qenë shumë. Mami im është rrobaqepëse, ndërsa babi merret me bujqësi kryesisht, edhe në emigrim bashkë me mamin. Duke qenë se nuk ka të ardhura të mjaftueshme, detyrohen të largohen.

Sa kohë qëndronin larg teje?

Ermes Hoxhalli: Rreth tre muaj.

Me kë qëndronit ju?

Ermes Hoxhalli: Me gjyshen, vëllain dhe njërin prej prindërve, se nuk largoheshin të dy në të njëjtën kohë. Me vëllain kemi pasur marrëdhënie shumë të ngushtë, fëmijë kemi qenë më të çlirët me njëri-tjetrin.

Çfarë ndryshon kur rritesh?

Ermes Hoxhalli: Së pari ndryshon jeta. Kur je i vogël nuk mendon, thjesht jeton momentin. Ndërsa kur rritesh fillon interesi.

Kur ishe i vogël si e imagjinoje veten të rritur?

Ermes Hoxhalli: Dëshira ime e parë ka qenë të jem pjesë e botës së spektaklit. Por pastaj kam kuptuar në gjimnaz talentin tim të fshehur që ka qenë teatri. Teatri është për mua një botë e magjishme. Është një pasqyrim i realitetit.

…Dhe madje thua që teatri jam vetë unë!

Ermes Hoxhalli: Po, kur jam në teatër sikur jam bërë për të jetuar aty. Sikur jam bërë për të veshur personazhe dhe për t’i folur publikut, realitetit e për t’i dhënë shuplaka të fenomeneve shoqërore. Vetë jeta është një teatër.

Related Posts

“Nuk kthehem më sot në shtëpi nëse…”, identifikohet ish-punonjësi i policisë që i vuri fI*akën vetes brenda makinës në Llogara

Është identifikuar personin që u dogj në makinën e tij ditën e sotme në Qafën e Llogarasë. Sipas informacioneve zyrtare dhe të familjarëve, personi që humbi jetën…

“Më quajti Nora e Kelmendit…”, Grida Duma tregon pse u largua nga PD dhe ka një mesazh për Berishën

Moderatorja dhe drejtuesja e Top Story në Top Channel, Grida Duma ka komentuar përmes një mesazhi video edhe sjelljen e drejtuesve të opozitës lidhur me qëndrimin e…

Dy vjet pas zhd*kjes misterioze të 31 vjeçares, autoritetet bëjnë zbulimin TR0NDlTËS!

Telefoni i një udhëtareje të zhdukur është zbuluar dy vjet pasi ajo u zhduk në mënyrë misterioze me një zbulim të jashtëzakonshëm që ka nxitur një kërkim…

Myslim Murrizi “shpërthen” keq: O Sali Berisha, boll talle trapin me demokratët

Boll talle trapin me demokratët se firmat ja keni dhene Endri Shabanit se do mbeshteste nje sorosian tjeter per Bashkinë e Tiranes. Firmat jane mbledhur me date…

La një letër lamtumire para se të zhdukej, gjendet trupi i p’ajetë i 23-vjeçarit shqiptar në Gjermani

Një lajm i trishtë ka mbërritur në redaksinë tonë. Pas rreth një muaji kërkimesh, familjarët kanë konfirmuar se Valentin Volaj, 23-vjeçari nga Malësia e Madhe që ishte…

Shenja e horoskopit që hyn në vitin 2026 me portofolin plot – Janari sjell para dhe favore

Sipas astrologjisë, një shenjë e zodiakut pritet ta nisë vitin 2026 me avantazh të dukshëm në planin financiar Çdo fillim viti sjell pritshmëri të reja, por janari…