Nga 1 janari 2026, qeveria Rama ka bere me dije se asnjë punonjës në Shqipëri nuk do të paguhet më pak se 500 mijë lekë te vjetra në muaj.
Rritja e pagës minimale, që aktualisht është 400 mijë lekë, pritet të përfitojë mijëra punonjës në sektorin privat dhe publik, sidomos ata që punojnë në industri, shërbime dhe tregti.
Ky ndryshim vjen pas një periudhe rritjesh graduale të pagës minimale, por është hera e parë që ajo do të shkojë në një nivel kaq të lartë. Sipas qeverisë, qëllimi është të sigurohet një pagë dinjitoze për punonjësit me të ardhura të ulëta dhe të krijohet një bazë më e fortë për sigurimet shoqërore.
Ekspertët e tregut të punës theksojnë se ky vendim do të ketë ndikim pozitiv në konsumin e brendshëm, por paralajmërojnë se rritja duhet shoqëruar edhe me masa për produktivitetin dhe mbështetjen e biznesit të vogël, që të shmanget presioni mbi kostotdo