E rëndë në Elbasan! Vëllai qëIIon vëIIain me th’ikë

Një 35-vjeçar nga fshati Labinot Fushë është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet se ka goditur me thikë vëllanë e tij 46-vjeçar për motive të dobëta.

Sipas Policisë Rajonale Elbasan, viktima, A. A., u paraqit në Spitalin Rajonal për ndihmë mjekësore me dëmtime në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, B. H., u kap në banesën e tij, ku gjatë kontrollit policia sekuestruar mjetin prerës të përdorur dhe disa fishekë të armës së gjahut.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

Hetimi vazhdon.

Goditi me thikë, vëllanë e tij, për motive të dobëta, vihet në pranga 35-vjeçari.

Sekuestrohen mjeti prerës thikë dhe disa fishekë arme gjahu, që u gjetën në banesën e 35-vjeçarit.

Pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Rajonal Elbasan ishte paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, një 46-vjeçar, me dëmtime të shkaktuara me mjet prerës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u kap dhe u arrestua në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi B. H., 35 vjeç, banues në fshatin Labinot Fushë, i cili dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), në dorë, vëllanë e tij, shtetasin A. A., 46 vjeç, për motive të dobëta. I dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin dhe disa fishekë arme gjahu.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

E pazakontë/ 4 dele regjistrohen në shkollë për të shmangur mbylljen e klasës

Një ngjarje sa e pazakontë aq edhe simbolike ka ndodhur në Nitting-Voyer-Hermelange, në verilindje të Francës, ku prindërit e nxënësve kanë gjetur një mënyrë krejt origjinale për…

Biznesmeni i njohur përfundon në SPAK, biznesmeni i tuneleve do të japë llogari bashke me oligarkët e tjerë

Biznesmeni Rrok Gjoka, i njohur në sektorin e infrastrukturës si “biznesmeni i tuneleve”, pritet të japë llogari në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi që…

Me lajme shumë të mira erot*ke! Meri Shehu jep vlerësimin javor me yje për shenjat zodiake

Si çdo të hënë, astrologia Meri Shehu, vjen tek “Rudina” në Tv Klan, duke dhënë një vlerësim javor për çdo shenjë zodiake. “Kjo javë ka filluar furishëm….

Kullat janë bosh: Brenda çmendurisë së ndërtimit në Tiranë

Kryeqyteti shqiptar po përjeton, dhe njëkohësisht po vuan, një transformim urban jashtëzakonisht të shpejtë, ku përfshihen disa nga emrat më të mëdhenj të arkitekturës bashkëkohore. Kundër çdo…

Shkarkimet nga hidrocentralet në kaskadën e Drinit, bashkia Shkodër ngre ALARMIN: Mund të ketë…

Bashkia e Shkodrës thotë se ka pasur rritje të niveleve të lumenjve Drin dhe Bunë, si dhe të Liqenit të Shkodrës gjatë pasdites së sotme, sipas një…

Goditet banda e grabitësve shqiptarë! Çmontonin pjesë nga “Mercedes” dhe “Audi”, përfundojnë në pranga dy të rinjtë në Itali

Dy të rinj shqiptarë u arrestuan në Itali, pasi u kapën duke grabitur pjesë makinash të parkuara, të përzgjedhura me kujdes dhe të shënjestruara, të markave nga…