Shqipëria në prag epidemie! Rritje e ndjeshme e infeksioneve respiratore, mbi 11 mijë raste në një javë

Shqipëria po përballet me një rritje të konsiderueshme të infeksioneve respiratore, duke iu afruar pragut epidemik të sezonit dimëror.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), gjatë javës së fundit mbi 11 mijë persona kanë marrë trajtim të specializuar shëndetësor në urgjencat spitalore dhe qendrat shëndetësore në rang kombëtar.

Nga këto, 8027 raste i përkasin infeksioneve respiratore të rrugëve të sipërme, ndërsa 3547 raste janë infeksione të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes. Ekspertët e shëndetit publik bëjnë me dije se deri më tani nuk është konfirmuar laboratorikisht asnjë rast me grip sezonal, megjithëse simptomat e pacientëve janë të ngjashme me ato të gripit.

Sipas mjekëve, pacientët paraqiten kryesisht me ethe, kollë, temperaturë të moderuar që në disa raste arrin deri në 40 gradë, si edhe komplikacione respiratore, përfshirë pneumoninë. Megjithatë, laboratorët e ISHP nuk kanë identifikuar raste të konfirmuara të gripit.

Gjatë javës së parë të dhjetorit, sistemi i survejancës epidemiologjike ka evidentuar gjithashtu një rritje të rasteve me diarre pa gjak, të lidhura me virozat sezonale që po qarkullojnë në vend. Ndërkohë, COVID-19 vijon të qarkullojë si virus stinor, duke ndikuar në fluksin e lartë të pacientëve. Vetëm gjatë kësaj jave janë raportuar 1582 raste në urgjencat spitalore.

Urgjencat nën presion nga fluksi i pacientëve

Në urgjencat pediatrike dhe infektive të QSUT-së paraqiten çdo ditë mbi 240 pacientë, kryesisht fëmijë të moshave 0–7 vjeç, por edhe të rritur mbi 20 vjeç.

Mjekët infeksionistë theksojnë se qarkullimi paralel i virozave, COVID-19 dhe simptomave të ngjashme me gripin e vështirëson diferencimin klinik, duke kërkuar kujdes të shtuar në diagnostikim.

Bluzat e bardha apelojnë për kujdes të shtuar, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, kur temperaturat e ulëta favorizojnë shtimin e virozave sezonale.

Related Posts

Kjo pije h*lmuese është vr*sësi i kockave tuaja dhe ju e pini atë çdo ditë

Shumica e njerëzve sot përdorin pije të gazuara në baza ditore dhe nuk e dinë sa keq bëjnë për shëndetin e tyre këto pije. Ja se si…

PD BËHET GATI PËR TË RRËZUAR RAMËN! Zbulohet skenari i fortë, kush janë deputetët që propozuan të futen në grevë urie?

Tiranë – Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot një mbledhje me dyer të mbyllura, ku në fokus kryesor ka qenë strategjia e aksionit opozitar, i…

“Nëse nuk gjej punë nuk vi shtepi….”- D*gji veten në makinën e tij, del biseda e fundit e ish-policit me familjarët!

Vlorë/Himarë – Një ngjarje tejet tragjike ka tronditur sot opinionin publik, ku dyshohet se ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, Artjol Xhelo, i ka dhënë fund jetës duke…

Namiiii! Grida Duma nis ‘s*lmin’ ndaj Mul Nokës dhe Saliut! Nxjerr sekr*tet që do iu tr*ndisin

Ish-deputetja demokrate dhe moderatorja Grida Duma i është përgjigjur ashpër Sali Berishës dhe Flamur Nokës, në lidhje me akuzat e këtyre të fundit për zgjedhjen e Endri…

Ndryshim i madh/ Për herë të parë në Shqipëri , sapo e lajmeroi Rama

Jo më biletë fizike, por gjithçka në mënyrë elektronike, kjo është një ndër arritjet që qeveria synon të realizojë në mandatin e 4-vjeçar. Sektori i transportit do…

“Ika nga partia kur më quajti Nora e Kelmendit”/ Duma ‘TR*NDIT’ Berishën pas akuzave: Ta dish mirë që

Moderatorja dhe drejtuesja e Top Story në Top Channel, Grida Duma ka komentuar përmes një mesazhi video edhe sjelljen e drejtuesve të opozitës lidhur me qëndrimin e…