Rrëzohet avioni privat, 10 viktima mes tyre tre fëmijë

Një aksident ajror me pasoja tragjike është regjistruar pranë aeroportit të Tolucas në Meksikë, ku një avion privat u rrëzua në një zonë industriale, duke shkaktuar vdekjen e dhjetë personave që ndodheshin në bord.

Sipas autoriteteve lokale, mes viktimave janë edhe tre fëmijë të mitur, të cilët dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje: një djalë 4-vjeçar dhe dy vajza, përkatësisht 9 dhe 2 vjeçe. Në avion udhëtonin gjithashtu dy pilotët dhe pesë pasagjerë të rritur.

Avioni i tipit Cessna Citation III, i cili ishte nisur nga Acapulco, u rrëzua rreth orës 12:30 të pasdites, duke u përplasur me një depo industriale. Fillimisht u raportua për gjashtë viktima, por pas verifikimeve numri zyrtar i të vdekurve u konfirmua në dhjetë.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë momentet pas rrëzimit, me tym të dendur dhe forca zjarrfikëse që ndërhynë për të shuar flakët dhe për të siguruar zonën. Sipas informacioneve paraprake, avioni po tentonte të kryente një ulje emergjente në një fushë futbolli pranë një zone lojërash për fëmijë, por humbi kontrollin dhe u përplas me ndërtesën.

Autoritetet meksikane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit, ndërsa zona është izoluar për arsye sigurie. Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer vëmendjen te standardet e sigurisë në fluturimet private.

Related Posts

Ja përse burrat zënë dash*ore edhe kur kanë gra apo të dashura, e dinit?

Pjesa më e madhe e meshkujve që kanë të da shura, partnere, bashkëjetuese apo gra, hedhin sytë shpesh tek femrat e tjera dhe po aq shpesh priten…

“Ai është TAPË, pi alk*ol…”/ PL*S GRUSHTI në Përputhen, çfarë ndodhi mes djemve? (Video)

Një situatë e pakëndëshme ka ndodhur në episodin e sotëm të programit të dashurisë Përputhen. Dy nga konkurentët Ibrahimi dhe Josipi, kanë degraduar me fjalë deri në…

Supercikloni po vjen drejt Europës, rrezik për përmbytje dhe erëra ek*treme

Vorbulla Polare ka shkaktuar zhvillimin e një cikloni jashtëzakonisht intensiv mbi Atlantikun e Veriut, i cili sot po zhvillohet pranë Newfoundland në Kanada dhe po bëhet stuhia…

Fëmijë prej tij edhe në Shqipëri! Europa tronditet nga donatori që ka dhuruar sp ermën me mutacionin e rrallë ka ncerogjen!

Kartela e një dhuruesi sperme në Bankën më të madhe Evropiane të Spermës në Danimarkë. Më 2023 një dhurues në një bankë sperme daneze u zbulua si…

Aksident me vd ekje, policia e Tiranës ndalon një djalë të ri

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tapizë–Fushë Krujë, në territorin e Krujës. Rreth orës 18:45, një automjet i drejtuar nga një…

Grushte dhe shqelma, dy boksierët shqiptarë RRAHIN LIVE personazhin “Fire” të TikTok-ut (Video)

Sherret për shkak të ofendimeve në rrjetin social TikTok po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Situata e fundit ka përfshirë dy boksierët e njohur shqiptar, vëllezërit…