“Djalin mos ma prekni”/ Komentet e shumta negative, reagon Fifi: Ai nuk ka asnjë lidhje me këtë, me mua vazhdoni

Këngëtarja Fifi ka reaguar ashpër ndaj komenteve të shumta negative dhe ofenduese që ka marrë në rrjetet sociale pas publikimit të këngës së saj në festival. Teksa ishte e ftuar ne një studio televizive, ajo ka treguar se sulmet nuk janë drejtuar vetëm ndaj saj, por edhe ndaj djalit të saj, gjë që e ka tronditur thellë.

Sipas Fifit, gjithçka ka nisur që nga dita kur kënga e festivalit u publikua. Deri në atë moment, ajo thotë se nuk kishte marrë asnjë koment negativ që lidhej me fëmijën e saj.

“Prej ditës kur ka dalë kënga e festivalit, mua më kanë ardhur komente duke më mallkuar djalin,” është shprehur ajo.

Artistja thekson se brenda vetëm një jave ka marrë rreth 300 komente, nga të cilat rreth 200 kanë qenë mallkime të drejtpërdrejta për djalin e saj. “Para dy javësh nuk kam marrë asnjë koment për djalin. Brenda një jave, më erdhën 300 komente, 200 prej tyre mallkime për fëmijën,” tregon Fifi, duke ngritur dyshime se bëhet fjalë për një sulm të organizuar.

Që nga dita kur doli kënga e festivalit, më kanë ardhur komente duke mallkuar djalin tim. Për mua le të vazhdojnë, por çfarë u ka bërë djali im? Deri para dy javësh nuk kam marrë asnjë koment për të. Brenda një jave kam marrë rreth 300 komente, 200 prej tyre mallkime për djalin tim, dhe kjo mund të jetë edhe një sulm i organizuar. Mua le të më mallkojnë, por djalin mos ma prekin. Ai nuk ka asnjë lidhje me këtë

Related Posts

Vr au kolegun në Tiranë, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-policin

Shkalla e tretë e gjyqësorit nuk pranoi rekursin e ish-efektivit të policisë, i cili kërkoi prishjen e vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm më 25 janar…

Horoskopi për sot! Kujdes, do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, që rrezikon të kthehet agresiv

DASHI Një ditë interesante, Dash, sepse ju pret një vendim që e keni shtyrë për një kohë të gjatë. Ky nuk është momenti për t’u nxituar, por…

‘Puna ime ishte punë çunash’! Veliaj feston ditëlindjen në qelinë e burgut, dedikimi special i zv.kryetares së Bashkisë Tiranë: Të kam në mendje!

Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani ka uruar kryebashkiakun Erion Veliajn për 36-vjetorin e lindjes. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ristani ka ndarë një…

Po udhëtonte drejt Greqisë, 24-vjeçarja shqiptare sh*kon udhëtarët me atë që fshihte në çantë

Një vajzë shqiptare ka ngritur në këmbë p olicinë greke sapo ka kaluar Kakavijën pas kontrollit të kryer. Autobusi është ndaluar nga p olicia në kryqëzimin e…

“Nuk flija as gjumë”/ Aurela Gaçe rrëfen momentin e vështirë: Për 3 muaj nuk këndoja dot, ishte dhimbje e madhe

Aurela Gaçe, teksa ishte e ftuar në ‘Goca dhe Gra’, foli për ‘Aurela Gaçe Show’, të cilin këngëtarja tregoi se publiku vazhdon ta kërkojë ende. “Kam kërkuar…

I fundit! Vjen nje tjeter lajm i keq nga Greqia

Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish mbrëmjen e kësaj të marteje për shkak të protestës së fermerëve në Greqi. Autoritetet bëjnë me dije se aksi do…