Skandalet në AKSHI, gazetarja Lala jep detaje: Gerond Meçe u rrëmbye poshtë banesës nga persona me uniformë dhe logo të BKH! Në SPAK i nxorën videon

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se skandali i zbuluar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është një nga më të rëndët e viteve të fundit, ndërsa pasojat e tij pritet të ndihen më vonë.

Sipas saj, hetimet kanë nxjerrë në pah se Ergys Agasi, në bashkëpunim me Ermal Beqirin, kompanitë e të cilëve kanë përfituar pjesën më të madhe të tenderëve, dyshohet se kanë urdhëruar rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe.

Ky i fundit, sipas Lalës, është marrë peng poshtë banesës së tij nga persona të veshur me uniforma policie dhe me logo të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Sipas Lalës, Meçe u thirr nga SPAK për ta marrë në pyetje. “Ai refuzon të flasë për rrëmbimin, por kur i tregojnë videon dhe vihet para faktit, ka treguar momentin e rrëmbimit, por pa dhënë detaje”, tha Lala.

Klodiana Lala: Skandali që ka ndodhur në AKSHI është një nga më të rëndat. Pasojat e këtij skandali do të ndihen më vonë. Hetimet kanë treguar që Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermal Beqirin, kompanitë e të cilëve kanë fituar pjesën e luanit kanë urdhëruar marrjen peng të biznesmenit Gerond Meçe, i cili është marrë peng poshtë banesës së së tij nga persona me uniforma policie dhe me logon e BKH. Është mbajtur peng dhe nën shantazh për disa orë dhe më pas është dërguar në Elbasan. Rrëmbyesit nuk janë identifikuar deri tani, por nuk e dimë nëse janë policë apo jo. Kur është marrë peng është detyruar të tërheqë ankimimet nga disa procedura tenderuese. Ai ka tërhequr ankimimet. Është ndërhyrë në e albania dhe kur operacioni është kryer me sukses Gerond Mece është lënë i lirë në një fashat të thellë të Elbasanit. Ai nuk e ka denoncuar sepse kur je përballë bandave kriminale të rrezikohet jeta. Familjarët e tij kishin kërkuar azil jashtë vendit./Panorama.al,

Related Posts

Shuhet figura e njohur e ekranit, u gjet e vd*kur bashkë me të shoqin.

Pak ditë pasi çifti hollivudian u vra barbarisht nga djali i tyre një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur median amerikane dhe opinionin publik në SHBA. Reporterja…

Tr*nditet perseri vendi, pl*goset me th*ke ne mes te shkolles 15 vjecari

Një i mitur ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti me një bashkëmoshatar në Sarandë. Policia tha se ngjarja ndodhi në ambientet e një shkolle…

Rikthimi i Kiara Titos në Big Brother, në krah do të ketë ish- opinionistin e Përputhen

Është zbuluar zyrtarisht ekipi që do të drejtojë “Big Brother Fan Club” për këtë edicion të pestë, dhe surpriza është e madhe. Përmes një video promoje interesante…

“Pse të kalosh ti i pari dhe jo unë?!”/ 15-vjeçari u godit me thikë në qafë, si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë!

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13-vjeçari, S. G, dhe 15-vjeçari R. H…

Berisha tr*ndit Ramën dhe Ballukun me ato qê nxjerr

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar pjesë nga dosja hetimore e Belinda Ballukut, ku zëvendës kryeministrja komunikon me Evis Berberin për supervizimin e Unazës së…

U paralajmëruan temperatura ek*treme për vitin e ri, reagon IHMK dhe jep lajmin e madh

IHMK ka reaguar pas paralajmërimeve për temperatura ekstreme në vitin e ri. IHMK thotë se parashikimet e sakta jepen për 7 deri në 10 ditë. Të nderuar…