Gripi po ben NAMIN, trondisin mjeket e ketij vendi – braktisin spitalet

Mjekët në Angli kanë nisur një grevë pesë-ditore për pagat dhe kushtet e punës, në një kohë kur po rriten rastet e gripeve sezonale. Shkak janë bërë mosmarrëveshjet mes qeverisë dhe sindikatës së tyre.

Kjo greve është e fundit e një seri grevash këtë vit nga mjekët rezidentë ose të rinj, të cilët përbëjnë gati gjysmën e fuqisë punëtore në këtë sektor dhe kërkojnë rritje rrogash.

“E para kemi një krizë punësimi. Mjekët nuk mund të gjejnë punë pasi refuzohen. Arsyeja tjetër janë pagat. Ne duhet t’i vlerësojmë mjekët tanë në këtë vend.

Ata po shohin më mirë diku tjetër; ne po trajnojmë mjekë në këtë vend që atëherë vizitojnë vende të afërta, si Irlanda.

Ata i paguajnë mjekët më shumë në Irlandë sesa këtu. Vitin e kaluar, mjekët e kanë braktisur këtë profesion më shumë se çdo herë në dekadën e fundit”, u shpreh Jack Fletcher, kryetar i Komitetit të Mjekëve Rezidentë në Britani.

Ky veprim krijon kaos në shërbimin shëndetësor tashmë të rënduar. Ky i fundit paralajmëroi javën e kaluar se spitalet po përballeshin me skenarin më të keq nga rastet e gripit.

Në reagimin e saj, qeveria britanike thotë se nuk mund të përballojë rritjen e pagave më shumë sesa ka bërë tashmë, ndërsa ministri i shëndetësisë, Wes Streeting, ka quajtur grevat të papërgjegjshme dhe të rrezikshme.

Shtrimet në spital për shkak të gripit në Angli u rritën me më shumë se 50% në fillim të dhjetorit, duke arritur mesatarisht rreth 3 mijë paciente në ditë – më e larta për këtë periudhë. Shoqata Mjekësore Britanike, e cila përfaqëson mjekët rezidentë, po kërkon rritje pagash me 29% këtë vit

Related Posts

Ulje temperaturash dhe reshje dëbore, ndodh e papritura neser

Ditën e premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të vijnë në pakësim, dhe përqendrohen përgjatë maleve…

Autobusi bie ne humbere, ka te..

Një aksident trafiku ka ndodhur në Meksikë, ku kanë mbetur të paktën 8 persona të vdekur dhe 19 të plagosur, pjesa më e madhe e tyre pasagjerë….

Tr*nditëse, gjenden të vd*kur 4 anëtarët e një familjeje

Dy burra dhe dy gra të së njëjtës familje, nga Lihtenshtejni u gjetën të vdekur këtë javë, tha policia të enjten ndërsa po heton rastin e pazakontë…

Udhëtim në 122 vende, edhe pa viza/ E 46-ta në botë, rritet fuqia e pasaportës shqiptare, qytetarët mund të…

Shqipëria ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm në Indeksin e Pasaportave Henley, renditja ndërkombëtare që mat fuqinë e pasaportave dhe lëvizshmërinë globale të qytetarëve. Sipas të dhënave…

Aksident tragjik në vend, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari që drejtonte një nga mjetet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, ku pas përplasjes së dy automjeteve…

Çfarë ndodhi në shtëpinë e BBVip? Banorët futen me urgjencë brenda pasi… (Video)

Banorët e Big Brother VIP 5 po testojnë shkathtësinë dhe forcat e tyre me lojërat e para që Vëllai i Madh u ka dhënë. Në sfidën e…