Ish presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK mbi dosjen e 21 janarit. Mësohet se ai është pyetur nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit qe ishin caktuar nga prokurori i dosjes Alfred Shehu
Ka qenë vetëm Meta, i cili javë më parë kërkoi të dëshmonte në lidhje me “21 janarin”, si person ne dijeni dhe mund te jepte informacion te vlefshëm mbi ngjarjen.
“Unë, Ilir Rexhep Metaj, duke qenë se kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshme për rrethanat e asaj ngjarjeje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues dhe që mund t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, jam në dispozicion të organit të procedurës në çdo moment që ajo do jetë e gatshme!”, thuhet nder te tjera ne shkresën qe Meta kishte dërguar ne SPAK.
Prej më shumë se 1 viti ish-Presidenti i Republikës ndodhet në paraburgim, teksa përballet me disa akuza të ngritura nga ana e SPAK.
Më herët për demonstratën e 21 janarit 2011 janë pyetur nga SPAK emra si Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Bamir Topi.