Shpëtohen Erioni dhe Flora

Erioni dhe Flora janë dy “shqiptarët” më të rinj që kanë tërhequr vëmendjen e mediave britanike, por ndryshe nga sa mund të mendohet, nuk bëhet fjalë për emigrantë.

Këtë herë, protagonistë janë një luan dhe një ari, të cilët mbaheshin si kafshë shtëpiake në një vilë në Tiranë.

Sipas raportimit të gazetës britanike “Daily Mail”, luani 3-vjeçar dhe arusha 2-vjeçare jetonin të mbyllur në kafaze, në kushte tejet të papërshtatshme dhe larg standardeve minimale të mirëqenies së kafshëve.

Rasti u zbulua pas publikimit të disa videove në rrjetin social “TikTok” nga personi që i mbante kafshët, çka çoi në ndërhyrjen e autoriteteve policore.

Pas konstatimit të situatës, një ekip nga organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve “Katër Putrat” ndërhyri për shpëtimin e tyre. Të dyja kafshët u transportuan drejt Gjermanisë, ku janë sistemuar në një qendër të specializuar për kafshët e egra dhe aktualisht po marrin kujdes mjekësor dhe veterinar.

Sipas organizatës, gjendja shëndetësore e të dyja kafshëve ishte shqetësuese. Flora, arusha, rezultoi e kequshqyer dhe me probleme serioze dentare, ndërsa për të është hartuar tashmë një plan i detajuar rehabilitimi.

Ndërkohë, tek Erioni, luani, veterinerët vunë re se krifa i kishte rënë plotësisht, një fenomen për të cilin ende nuk është përcaktuar shkaku i saktë.

“Një kontroll fillestar vizual tregoi se Flora është e kequshqyer dhe ka probleme me dhëmbët, ndaj procesi i rikuperimit të saj ka nisur menjëherë. Ndërsa te Erioni u vu re mungesa e plotë e krifës, për arsye që ende nuk janë sqaruar nga veterinerët”, deklaroi Magdalena Scherk-Trettin, menaxhere e lartë projekti përgjegjëse për këtë operacion shpëtimi në kuadër të organizatës “Katër Putrat”.

Organizata thekson se tregtia e paligjshme e kafshëve të egra vazhdon të jetë një problem serioz dhe sistemik jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë rajonin. Veçanërisht arinjtë dhe kafshët ekzotike mbahen shpesh në kafaze në restorante ose prona private, pa mbikëqyrje profesionale dhe pa kujdesin e duhur nga specialistët.

Origjina e Erionit dhe Florës ende nuk është sqaruar plotësisht. Sipas vlerësimit të “Katër Putrave”, luani dyshohet se është viktimë e trafikimit të paligjshëm të kafshëve të egra, ndërsa arusha besohet se është kapur nga pyjet e zonës.

“Ky shpëtim nxjerr në pah nevojën urgjente që Shqipëria të forcojë luftën kundër tregtisë së paligjshme të kafshëve të egra dhe mbajtjes private të tyre”, thuhet në deklaratën zyrtare të organizatës.

Sipas “Katër Putrave”, legjislacioni i dobët, boshllëqet ligjore dhe zbatimi joefektiv i ligjit kanë kontribuar ndjeshëm në përhapjen e robërisë private dhe tregtisë së kafshëve të egra në Shqipëri. Organizata vlerëson se aktualisht më shumë se 60 mace të mëdha mbahen ende në kushte të papërshtatshme në vend.

Ligji shqiptar u lejon individëve apo organizatave të mbajnë kafshë të egra vetëm në rastet kur ato kanë lindur në robëri, për shembull në kopshte zoologjike ose struktura të specializuara.

Gjithashtu, specie jo-vendase të lindura jashtë Shqipërisë mund të mbahen vetëm nëse ekzistojnë dokumente të rregullta që provojnë se ato janë siguruar nga qendra të licencuara të mbarështimit dhe tregtimit.

Related Posts

‘Lufta’ për ‘minierën’ e fundit të arit në Hollywood

Beteja për Warner Bros. është një luftë për një arkë thesari me IP ikonike të studios, një mall i rrallë për të cilin Ted Sarandos ose David…

“Dëshmi të vlefshme për ngjarjen”- Përfundon marrja në pyetje e Ilir Metës për dosjen e 21 Janarit

Ish presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK mbi dosjen e 21 janarit. Mësohet se ai është pyetur nga hetues të Byrosë…

Nga miq në armiq/ Detaje nga pl*gosja për sherrin në TikTok, si Iindi konfIikti

Replikat në TikTok janë arsyeja e një tjetër konflikti me armë zjarri, këtë herë të ndodhur në Kamëz. Mbrëmjen e së mërkurës policia e Kamzës mundi të…

Autori i drejton a’rmën në një lokal/ Dalin PAMJET e pl*gosjes së “Guccit” të Tik-Tok-ut (Video)

Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga momentit i plagosjes me armë të Fabion Kuçi, i njohur në TikTok si ‘Gucci’, ngjarje e ndodhur pak…

Nuk shkoi të merrte vajzat nga dadoja, 29-vjeçarja gjendet e MB*TUR në një kanal

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin Altrincham në Manchester, ku trupi i një gruaje të re është nxjerrë nga një kanal, pasi ajo ishte raportuar e zhdukur…

MOMENTE TM*RRI, këngëtari i njohur g*ditet nga rryma elektrike gjatë një performance (VIDEO)

Një moment i frikshëm është regjistruar në një bar në Lima të Perusë, ku një këngëtar është goditur nga rryma elektrike gjatë një koncerti live. Mediat e…