Arrestohet ish-ministri, dyshohet për keqpërdorime

Shtatë persona janë arrestuar gjatë aksionit policor të zhvilluar në rajonin e Prishtinës me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Operacioni me masa të fshehta e me ekipe në terren ka nisur që nga orët e hershme të mëngjesit dhe është finalizuar në mbrëmje me arrestimin e shtatë personave.

Të arrestuarit janë Jovica Mitroviq, Fadil Ismajli, Shaban Terbunja, Goran Llaziq, Bedri Dibrani dhe Nexhmije Karaqi. Fadil Ismajli, i cili është në mesin e të arrestuarve, ka qenë Ministër i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës në vitin 2013.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se të arrestuarit po dyshohen për kryerjen e veprave penale si korrupsion, keqpërdorim i detyrës zyrtare, dhënie dhe marrje ryshfeti, ushtrim ndikimi, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje.

Të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave, ka theksuar Prokuroria Speciale në komunikatë.

Me vendim të Prokurorisë Speciale shtatë personat janë ndaluar për 48 orë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar rreth 20 mijë euro para të gatshme, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme dhe pajisje elektronike.

Related Posts

Aksion rrufe, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë shqiptarë të akuzuar për korrupsion

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka njoftuar mbrëmjen e sotme, më 18 dhjetor, se është finalizuar me sukses një operacion i…

“SPAK i sekuestron telefonin Ilir Prodës”- Xhemal Gjunkshi: Drejtori i Policisë duhet të largohet nga detyra menjëherë

Këshilltari për Sigurinë në PD, Xhemal Gjunkshi në një reagim në rrjetet sociale ka kërkuar largimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, pas lajmit se…

“Rama nuk e shkarkon dot Ballukun”/ Gazetari: Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit nuk do të votohet nesër

“Balluku nuk pranon të japë dorëheqjen. Rama nuk e shkarkon dot. E kudnërta nuk e di kur do të na ccojnë. Ata nuk e votojnë imunitetin. Rama…

Vjen njoftimi me i fundit, ja çfarë pritet të ndodh me temperaturat nesër

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë…

Cfarë ndodhi? Ledion Lico ‘TR*NDIT’ rrjetin me paralàjmërimin e tij

Moderator i njohur shqiptar, Ledion Liço, ka reaguar për herë të parë pas zhurmës që u krijua në rrjet lidhur me jetën e tij personale dhe të…

Plas “b*mba” e BBV5: Personazhi që “tm*rron” politikanët futet në shtëpinë më të famshme!

Ilir Vrenozi, personazhi i njohur në rrjetet sociale dhe një nga kritikët më të mëdhenj të kryeministrit Edi Rama, të qeverisë, apo edhe të Partisë Demokratike, pritet…