Një tragjedi ka ndodhur të enjten në mbrëmje në Selanik, kur një 19-vjeçar shqiptar ka rënë nga ballkoni i katit të katërt, e për pasojë ka humbur jetën. Incidenti ndodhi rreth orës 22:00 në qendër të qytetit, kur pak pas orës 22:00 i riu, me origjinë nga Shqipëria, ra nga apartamenti.
Sipas informacioneve, apartamenti ishte me qira afatshkurtër. Një ambulancë shkoi në vendngjarje, por 19-vjeçari kishte ndërruar jetë. Ndërkohë, hetimet paraprake për incidentin janë ndërmarrë nga oficerët e policisë lokale. /noa.al