Përplasi me makinë këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pranga shoferit

Policia e Fierit ka arrestuar shoferin që është përgjegjës për një aksident, ku përplasi një këmbësore dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ndodhi në një rrugë të qytetit, ku një grua 36-vjeçare u godit nga mjeti dhe u lëndua rëndë. E lënduara është transportuar menjëherë në spital, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka reaguar shpejt dhe ka mundur të identifikojë shoferin, i cili ka tentuar të largohet nga vendi i aksidentit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin A. K., 60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur një shtetase 36 vjeçe, këmbësore, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 36-vjeçarja po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Posts

Fati i Belinda Ballukut futet në qorrsokak

Fati politik i Belinda Ballukut është futur në një situatë të paqartë, teksa SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të saj dhe arrestimin, ndërsa procesi parlamentar ka…

Rovena Dilo nesër në Big Brother VIP? Këngëtarja tregon çfarë do të ndodhë

Këtë të shtunë 20 dhjetor pritet të nisë edicioni i radhës së reality show Big Brother VIP Albania. Media nga më të ndryshmet kanë dhënë mori emrash…

Fabrizio Corona trondit Italinë: Alfonso Signorini ka detyruar banorët djem të ‘Grande Fratello’ të bëjnë marr*dhënie lNTlME

Gazetari italian Fabrizio Corona ka publikuar mesazhe dhe fotografi që sipas tij nxjerrin në pah praktikat e dyshimta të gazetarëve dhe moderatorëve të njohur në televizionin italian,…

‘Po nuk shkove në sh’trat me Signorinin nuk futesh në Grande FrateIIo’ pIas skandaIi në Itali

“Nëse nuk shkon në shtrat me Alfonso Signorinin, nuk punon në televizion, nuk futesh në Grande Fratello”: akuza e Fabrizio Coronës Çfarë është “sistemi Signorini” për të…

Fotoja virale e Miss Finlandës ndez akuza për r*ᶏcizëm dhe reagime ndërkombëtare

Një foto e publikuar në rrjetet sociale nga ish-Miss Finlanda, Sarah Dzafce, ka shkaktuar polemika të forta dhe reagime të ashpra ndërkombëtare, pasi u interpretua si gjest…

Detaje të reja nga shp ërthimi në Tiranë. Pistë edhe për shkak të detyrës së xhaxhait

Tiranë, 19 Dhjetor 2025 Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse i ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Selitës së…