“Është vetëm çështje kohe”, paralajmërim i fortë: Drejtësia do të arrijë tek kryeministri, pritet …

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Mundësia, Barbara Doda, e ftuar në një emision televiziv, komentoi zhvillimet e sotme në Këshillin e Mandateve në Kuvend, të cilit SPAK i kërkon autorizim për arrestin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Jashtë kryesisë, mbështetës së partisë Mundësia të Agron Shehaj, protestuan duke kërkuar dorëheqjen e saj.

“Ne besojmë tek drejtësia, dhe besojmë që të gjithë të korruptuarit duhet të përballen me drejtësinë” tha Doda, duke argumentuar se “imuniteti nuk duhet të jetë justifikim për të mbrojtur krimin”, tha ajo.

Sipas saj, mbledhja në Këshillin e Mandateve po bëhej “jo për t’i hequr imunitetin Ballukut por për ta mbrojtur atë”.Doda tha se deputetëve të partisë Mundësia “u takonte të ishin në mbledhje dhe të informoheshin për provat”.

“Kjo është pengesë jo vetëm për drejtësinë por edhe për transparencën. Të gjithë meritojmë të dimë se çfarë po ndodh. Nuk mendoj që ne do të prishnim sekretin hetimor. Nëse ka dikush interes të prishë provat është Balluku dhe kryeministri i vendit. Ata kanë interes por kurrësesi deputetët e partisë Mundësia”, tha ajo.

Në analizën e Dodës, “asnjë shtyrje nuk i leverdis drejtësisë dhe qytetarëve të vendit”.

“Tashmë ka prova që Balluku është jo vetëm e korruptuar, por këtu bëhet fjalë për krim të organizuar, ndaj këta njerëz duhet të përballen me drejtësinë sa më shpejtë. Çdo ditë është pengesë për drejtësinë,” argumentoi ajo.

E pyetur mbi hapat e rradhës, në kuadrin e protestës së të premtes, Doda tha se axhenda e partisë Mundësia përfshin ‘mbrojtjen e drejtësisë’.

“Ne kemi zgjedhur të besojmë drejtësinë dhe ta mbrojmë atë, ndryshe nga Partia Socialiste që ka zgjedhur ta sulmojë. Ne zgjidhjen tonë e kemi bërë dhe do të mbështesim këtë kauzë” tha ajo.

Sa i përket pritshmërive të partisë Mundësia mbi çështjen Balluku dhe nëse do të ketë pasoja më të mëdha, sidomos sa i përket kryeministrit Rama, Doda mendon se “është vetëm çështje kohe” deri sa drejtësia të shkojë tek Rama.

“Unë jam e bindur që drejtësia do të shkojë tek Rama, sepse ky është i vetmi institucion që Rama nuk ka kapur. Nuk mbrohet dot as nga Gjykata Kushtetuese, as nga 83 mandatet e as nga imuniteti. Është vetëm çështje kohe ”, tha ajo.

Related Posts

Edi e nxjerr zbuluar pa dashje produksionin

Hyrja e Ludo Lee, trazoi lojën e Edit në BBVK. Ai po gjykohet se po bëhet avokat I Edit duke mbështetur lojën e tij. Në bised se…

Zbulohet SHIFRA/ Rritet paga minimale, ja sa do të jetë nga 1 Janari

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 19.12.2025 Paga bazë minimale mujore për punonjësit në…

Ndahet nga jeta papritur gazetari i njohur shqiptar, figure e shquar dhe shume e dashur

Një lajm i trishtë për botën e medias në Shqipëri. Gazetari Marin Nikolla ka ndërruar jetë në moshë fare të re në Spitalin Nënë Tereza, pas një…

Rama flet troç për Linda Ramën: U bëra burrë 24 karat, ja çfarë më dha ajo, që gratë tjera nuk ma dhanë dot

Momenti më i rëndësishëm në jetën e Edi Ramës, është dita kur Linda pranoi që të ishte gruja e tij. Kështu deklaroi kryeministri në një intervistë për…

Te henen ‘çm*nden’ temperaturat, njihuni me parashikimin e motit nga sinoptikania Lajda Porja

Këtë të premte vendi ynë parashikohet me mot të paqëndrueshëm me vranësira mesatare deri ne reshje debore si dhe alternime kthjellimesh. Sinoptikania e Meteoalb, Lajda Porja, në…

Aksident tr*gjik ne vend, nje i vd*kur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, ku një i moshuar ka përplasur për vdekje një 67-vjeçar që lëvizte me biçikletë. Edhe pse është…