Lajm i mirë për familjet shqiptare! Rama miraton “ligjin e ri”, përfitojnë mbi 307 mijë shtetas

Qeveria Rama miratoi rritjen e pagës minimale mujore, duke e çuar atë nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë të vjetra, si pjesë e angazhimeve të ndërmarra ndaj qytetarëve dhe punëmarrësve.

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se vendimi prek rreth 307,850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat dhe synon mbrojtjen e nivelit të jetesës, fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe përmirësimin e standardit të jetesës për mijëra familje shqiptare.

“Njëkohësisht, rritja e pagës minimale ndihmon në uljen e informalitetit në tregun e punës dhe në forcimin e respektimit të kontratave ligjore. Ekonomia rritet kur puna vlerësohet dhe dinjiteti i punonjësve vendoset në qendër të politikave publike”, deklaroi ministja.

Qeveria ka miratuar lëvizje të reja në qeveri, konkretisht në Ministrinë e Mbrojtjes.

Mësohet se në mbledhjen e sotme të saj, qeveria miratoi emërimin e zv/ministrit të ri të Mbrojtjes, Andrea Shllaku.
Ky vendim, i firmosur nga kryeministri Edi Rama hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 19.12.2025

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Paga bazë minimale mujore jepet për 174 (njëqind e shtatëdhjetë e katër) orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet financiare nga data 1 janar 2026.Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 169 850 000 (njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë milionë e tetëqind e pesëdhjetë mijë) lekë pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit të njësive individuale të banimit në Bashkinë Durrës.

Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 5 314 932,40 (pesë milionë e treqind e katërmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e dy presje dyzet) lekë pa TVSH, për financimin e riforcimit të banesave individuale për ata individë, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë, që rezultojnë me shkallë dëmi DS4 e që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni, në bazë të aktekspertizave të thelluara, në Bashkinë Shijak.

Efekti financiar në masën 5 314 932,40 (pesë milionë e treqind e katërmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e dy presje dyzet) lekë përballohet nga shpenzimet e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2025, dhe i transferohet Bashkisë Shijak në formën e transfertës së pakushtëzuar.

Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Klos të disa zonave;
Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Vau i Dejës të disa zonave;

Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë:

a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.

Related Posts

Qeveria gati të TËRHIQET nga vendimi drastik/ Edi Rama e thote troç

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se platforma e rrjetit social Tik Tok do të jetë sërish e aksesueshme në Shqipëri. Në një intervistë për Politico, Rama bëri…

Gjendet i pajetë një 42-vjeçar, nëna e tij vr et veten. Dyshimet e para

Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A….

Gjendet i pajetë një 42-vjeçar, nëna e tij vret veten. Dyshimet e para

Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A….

I mbaroi mandati në SPAK, Altin Dumani gati të largohet nga Shqiperia?! Ambasada “trazon” rrjetin

Ish-kreu i Prokurorisë së Posaçme, tashmë, Altin Dumani ndodhet në Kosovë ku po merr pjesë në takime me diplomatë dhe zyrtarë të zbatimit të ligjit, për shkëmbim…

STARTON SOT! Këngëtarë, modele dhe gazetarë, LISTA E PLOTE e banoreve të ‘Big Brother Vip Albania 5’

Pas shumë spekulimesh, po përfliten emrat që mund të jenë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother Vip Albania. Një rikthim i bujshëm duket ai i…

TR*NDIT Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, askush nuk e mendonte kurre

Presidenti Donald Trump ka pezulluar skemën amerikane të lotarisë për kartën e gjelbër (Green Card), pas një sulmi të armatosur në Universitetin Brown javën e kaluar, ku…