“Paturpësi!”/ E reja i merr qesen qytetares “sy për sy” në dyqan

Rastet e vjedhjeve, siç denoncojnë vazhdimisht qytetarët, duket se janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit në vend. Një tjetër episod shqetësues është denoncuar në redaksisë tonë, këtë herë nga një qendër tregtare në Tiranë, ku një qytetare raporton se i është vjedhur qesja e blerjeve “sy për sy”, në mes të ditës.

Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në një dyqan në TEG. Qytetarja ndodhej në dyqan bashkë me vajzën e saj të vogël, duke kryer blerje. Në pamjet e dërguara nga kamerat e sigurisë së dyqanit, shihet një vajzë e re që afrohet pranë tyre, pyet për disa produkte dhe qëndron për disa çaste pranë një prej vitrinave.

Në një moment, kur qytetarja dhe e bija largohen pak më tutje për të parë produkte të tjera, duke lënë një qese pranë banakut, vajza e re afrohet dhe merr qesen, ndërkohë që në dorë mban edhe një tjetër qese, duke i bashkangjitur të dyja. Më pas, ajo shkon te kasa, ku paguan për një produkt që kishte blerë, të cilin e fut te qesja që i mori qytetares.

Denoncuesja shprehet se ky veprim i ka lënë një shije shumë të hidhur, duke e cilësuar gjestin si të turpshëm, sidomos kur bëhet fjalë për një vajzë të re. Ajo shton se, ndonëse mund të mendohet se veprimi është kryer gabimisht, në pamje duket qartë se vajza e sheh qesen përpara se ta marrë, çka, sipas saj, lë vend për dyshime se veprimi mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Qytetarja thekson se në qesen e marrë ndodheshin dhurata që kishte blerë për fëmijët e saj, ndërsa shpreh indinjatën për mungesën e etikës dhe paturpësinë e një veprimi të tillë, veçanërisht në një ambient publik dhe në praninë e një fëmije.

Related Posts

Horoskopi JAVOR (1-8 Mars 2026): Parashikimi dhe renditja për të gjitha shenjat sipas FATIT

Lajmi i madh në renditjen e kësaj jave të shenjave më me fat të zodiakut është kalimi i Marsit në shenjën e Peshqve, ndërsa Afërdita po përgatitet…

💖H0T very H0T💖

Vd*kja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

Vetëm pak ditë më parë, në zonën e njohur si “treshi”, një fëmijë vetëm 7 vjeç humbi jetën në rrethana që duhet të trondisin çdo shoqëri normale:…

Tramvaji del nga shinat në Milano dhe përplaset: rreth 50 të plagosur, ka dhe viktima..

Një aksident tragjik ka ndodhur në Milano, ku një tramvaj i linjës 9 doli nga shinat pasditen e së premtes, më 27 shkurt, në segmentin mes Piazza…

Khamenei humb kontaktet, mediat izraelite: Mund të jetë v(r)arë!

Mediat izraelite po raportojnë se sulmet e fundit ajrore të koordinuara nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër objektivave në Irani kanë synuar edhe Udhëheqësin…

Gjendet një kovë me përzierje kimike në Vlorë: E rrezikshme, mund të shpërthejë

Një situatë e rrezikshme ka alarmuar autoritetet në Vlorë, pasi një kovë me përzierje kimike është gjetur në një ambient banese, duke çuar në izolimin e menjëhershëm…