E FUNDIT: Familjarët e Gjestit reagojnë ashpër ndaj Eglit

Rikthimi i Eglit në shtëpinë e “Big Brother Vip” duket se ka shkaktuar pakënaqësi tek shumë nga ndjekësit e formatit, përfshirë këtu edhe familjarët e Gjestit.

Në një postim të bërë së fundmi në InstaStory-n e tij, në një shkrim të gjatë, thuhet ndër të tjera se personazhet e rikthyer në shtëpi po përpiqen ta rrëzojnë Gjestin, duke përdorur ato çka kanë parë jashtë

“I vijnë njerëz që kanë pasur fatin të dalin jashtë, të mbushen me informacione të freskëta e t’ia servirin ato të përzgjedhurat për ta thyer, për ta rrëzuar duke e nxitur të dyshojë te vetja dhe të humbasë busullen e lojës”– thuhet ndër të tjera në postim.

Pas rikthimit të saj, Egli ka ndryshuar totalisht sjellje kundrejt Gjestit, duke e bërë këtë të fundit konfuz në lidhje me informacionet që ajo mund të ketë marrë jashtë shtëpisë.

Postimi i plotë:

“I mbyllur per me shume se 150 dite, pa qasje ne boten e jashtme, pa e shijuar luksin e thashethemeve apo gjykimin e turmes, pa e ditur cfare mendon bota, qe nuk ndjen as duartrokitjet e atyre qe e duan, por e as “perbuzjen” e atyre qe nuk e duan por serish e ndjekin ne cdo levizje tijen. I vijne njerez qe kane pasur fatin te dalin jashte, te mbushen me informacione te fresketa e t’ia servirin ato te perzgjedhurat per ta thyer, per ta rrezuar duke e nxitur te dyshoje te vetja dhe te humbase busullen e lojes. E megjithate, ka ende fuqine ta shnderroje gjithe kete presion ne burim force te pashterrshme. Nese ka nje fitore qe eshte me e veshtira ne te gjitha historite e Big Brother-ave eshte kjo. Jo nje fitore qe vjen gjithmone me brohoritje, por ajo qe vjen pasi ke kaluar neper humnere, kur gjithcka ka punuar kunder teje, pa asnje dritare te hapur, pa asnje dore te shtrire por vetem me nje shpirt qe refuzoi te mposhtet. Kjo eshte nje fitore qe nuk kuptohet nga te gjithe, por peshon me rende se cdo gje tjeter.”

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…