Shqipëria e parëndësishme?!! Ambasada amerikane në Tiranë drejt një ndryshimi të thellë! Baton Haxhiu trondit, çfarë do ndodhë me të

Nancy VanHorn, e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë dhe zëvendësambasadorja në detyrë Kathryn Hammond, sipas burimeve diplomatike në Tiranë dhe në rajon, janë drejt përfundimit të mandatit të tyre në Shqipëri.

Hammond pritet të largohet në maj, ndërsa VanHorn, edhe pse ka kërkuar zyrtarisht vazhdimin e mandatit pas qershorit, sipas të njëjtave burime, ka pak gjasa ta marrë këtë miratim.

Nancy VanHorn – E ngarkuar me punë e SHBA-ve në Tiranë
Në të njëjtën kohë, burime diplomatike perëndimore flasin për ardhjen e dy figurave të rëndësishme nga fusha e sigurisë në Kosovë dhe Shqipëri, në kuadër të një riorganizimi më të gjerë të pranisë diplomatike amerikane në Ballkan, që lidhet me rishikimin e rolit të ambasadave në vende që nuk konsiderohen më prioritete të diplomacisë politike klasike.

“Është një rikonceptim i plotë i profilit të misioneve”, thotë një diplomat perëndimor i akredituar në rajon. “Nuk flitet më për diplomaci politike aktive, por për prani funksionale sigurie”.

Një Ambasadë që ka ndryshuar profil
Sipas disa burimeve diplomatike dhe zyrtarëve që kanë bashkëpunuar ngushtë me Ambasadën amerikane ndër vite, misioni i SHBA-ve në Tiranë ka pësuar një transformim të ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit.

“Ambasada sot funksionon më shumë si një strukturë teknike sigurie sesa si një mision politik diplomatik”, thotë një burim diplomatik evropian.

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn, në aktivitet me prokurorë të SPAK
Ky perceptim lidhet, sipas tij, me faktin se drejtimi i misionit ka qenë në duart e një profili që nuk vjen nga diplomacia klasike, por nga fusha e zbatimit të ligjit dhe sigurisë, duke prodhuar një stil drejtues më administrativ dhe procedural sesa ndërmjetësues, në kurriz të diplomacisë efektive.

Dobësim i komunikimit dhe zbehje e pranisë politike
Burime brenda komunitetit diplomatik në Tiranë thonë se është vënë re një zbehje e dukshme e komunikimit publik dhe institucional të Ambasadës.

“Nuk ka më mesazh të qartë diplomatik. Nuk ka më prani të fortë politike që dikur e bënte Ambasadën faktor në jetën institucionale të vendit”, thotë një ish-zyrtar i lartë shqiptar.

Ambasada e SHBA-ve, Tiranë
Një tjetër diplomat shton: “Nga një staf politik aktiv, me takime të shpeshta me qeverinë dhe opozitën, sot kemi një profil pothuajse incognito, me mesazhe diplomatike të pastrukturuara”.

Nga diplomacia politike te qasja teknike
Sipas burimeve diplomatike, prania gjithnjë e më e theksuar e profileve që vijnë nga fusha e zbatimit të ligjit ka ndryshuar gradualisht natyrën e qasjes tradicionale diplomatike, e cila historikisht është mbështetur mbi dialogun, fleksibilitetin dhe ndërtimin e konsensusit.

“Në praktikë, diplomacia horizontale, e bazuar në konsultime dhe koordinim të gjerë, po zëvendësohet nga një model më i centralizuar vendimmarrjeje. Kjo ka ndikuar në ngurtësimin e funksionimit të misionit dhe në kufizimin e hapësirës për iniciativa kreative dhe ndërmjetësuese”, shprehet një diplomat perëndimor.

Ky zhvillim, sipas të njëjtave burime, nuk përjashton nevojën për ekspertizë në fushën e sigurisë dhe rendit, por ngre pikëpyetje mbi ruajtjen e ekuilibrit midis qasjeve teknike dhe atyre klasike diplomatike, të cilat mbeten thelbësore për menaxhimin e marrëdhënieve komplekse ndërkombëtare.

Kjo është arsyeja pse Bizneset amerikane nuk e shohin më Ambasadën si referencë.

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në takim me Dhomën Amerikane të Tregtisë
Dy burime nga komuniteti i biznesit amerikan në Shqipëri konfirmojnë se kompani që eksplorojnë investime nuk e shohin më Ambasadën si pikë reference.

“Nuk është më ajo platformë lidhëse mes interesit ekonomik dhe diplomatik, duke bërë që kompani amerikane të shprehin interesin e tyre në vend duke anashkaluar komunikimin tradicional të lehtësuar nga Ambasada”, thotë një prej tyre.

Erozioni i “soft power”-it amerikan
Një ish-diplomat amerikan me përvojë në rajon e përmbledh situatën kështu:

“Kombinimi i komunikimit të dobët, mungesës së pranisë politike dhe profilit jo-diplomatik e ka zbehur ndjeshëm ndikimin kulturor dhe diplomatik amerikan në Tiranë”.

Pse po ndodh kjo tani?
Sipas burimeve diplomatike në Bruksel dhe Washington, këto zhvillime përkojnë me një rishikim më të gjerë që administrata Trump po i bën rolit të Ambasadave në vende që nuk konsiderohen prioritare strategjikisht.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Ambasadorja e SHBA-ve në Greqi, Kimberly Guilfoyle
“Ka një ide të re që në vende të vogla nuk nevojitet diplomaci e plotë politike, por prani minimale funksionale”, thotë një diplomat evropian.

Pyetja që mbetet pezull ka të bëj me Ambasadorin.

Në këtë kontekst, sipas disa burimeve diplomatike, Shqipëria mund të mos ketë një ambasador të emëruar për një kohë të gjatë, ose profili i ambasadorit të ardhshëm mund të jetë krejt ndryshe nga ai që është njohur deri më sot.

Deri tani, Departamenti i Shtetit nuk ka publikuar asnjë dokument zyrtar për reforma specifike në Ballkan.

Dhe kjo e bën pyetjen edhe më të fortë:

Kush do ta përfaqësojë Amerikën në Tiranë?

Dhe a do të ketë fare një ambasador,

Related Posts

Vdes në makinë biznesmeni shqiptar, qe kishte lidhje te ngushta me ish kryeministrin (EMRI+FOTO)

Personi që u gjet sot i vdekur brenda veturës së tij në lagjen Veternik në Prishtinë, Hekuran Hoxha nga Gjakova, rezulton të ketë qenë i përfshirë në…

Kush është Besmir Beja, pasuesi i Gazhelit në krye të Doganave

Pas lirimit nga detyra të Gent Gazhelit dhe emërimit të tij si zv.ministër i Mjedisit, drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshëm të Doganave i është besuar Besmir Bejës….

Një hit shqiptar dhe dy emra të mëdhenj francezë: Çfarë po fshihet pas kësaj kënge?

Një debat i ri po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, duke vënë në qendër dy emra të njohur të muzikës franceze, Zaho dhe Moha K, si…

Zhduket një avion me 15 persona në bord, pak para mbërritjes në destinacion

Autoritetet kolumbiane kanë humbur kontaktin me një avion që transportonte 15 persona, njoftoi Ministria e Transportit e Kolumbisë, së bashku me kompania shtetërore ajrore Satena. Avioni, një…

”Duhet te merrni masa strikte ose …”/ Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 29 janar 2026

Sot do merrni gjithçka qe keni dashur nga ai qe keni ne krah dhe kënaqësitë do jene te pafundme. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret…

“Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen”/ Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Mund të parandalohej, Fatos Nano nuk donte të …

Ilir Meta pretendon se i është bërë presion që të mos zbardhte vrasjen e Azem Hajdarit, 28 vite më parë. Në një reagim në rrjetet sociale, Meta…