Nami ne Durres, e rende cfare zbuloi policia, ka te arrestuar

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizoi fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë 2-javore, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Si rezultat i këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë shtetaset Th. C., 35 vjeçe, dhe A. F., 39 vjeçe, lindur në Brazil.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, edhe dy shtetas E. D. dhe S. A., banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 1 080 euro, 116 700 lekë, 120 dollarë amerikanë, 80 paund britanikë, 150 franga dhe 3 430 dinarë, si dhe dy pasaporta të shtetaseve të huaja, 8 aparate celularë, karta telefoni dhe blloqe shënimesh.

Nga veprimet hetimore të kryera për nevoja të këtij procedimi rezultoi se këto shtetase kishin marrë një apartament me qira, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, Durrës, të cilin e kishin përshtatur me qëllim kryerjen e aktivitetit të ushtrimit të prostitucionit.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Related Posts

“Perla” e kapur nga kamera e Google Street, përplasja ‘qesharake’ e dy çiklistëve

Një video sa absurde aq edhe qesharake po bën xhiron e rrjetit, duke dëshmuar se kur fati ka vendosur të të turpërojë, do ta bëjë në mënyrën…

Influenceres Hatixhe Brika i pubIikojnë në rrjet foto gjysmë η*do! Shpërndahen kudo në WhatsApp

Rrjetet sociale kanë shpërthyer në polemika pas publikimit të disa im*zheve private ku influencerja Hatixhe Brika shfaqet gjysmë e zhv*shur. Pamjet po qarkullojnë me shpejtësi në WhatsApp…

U zgjodh kryepolic i ri i vendit, kush është Skënder Hita

Këshilli i Ministrave vendosi sot emërimin e Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, duke i besuar drejtimin e institucionit një prej figurave me përvojë në…

Djali νrҽt nënën dhe motrën, trυpat i mυros në banesë

Një krim i rëndë ka tro nditur Greqinë dhe ka shkaktuar reagim të fortë në opinionin publik, pasi një nënë dhe vajza e saj janë gjetur të…

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete, shoferët dhe pasagjerët dërgohen..

FIER – Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Patos, ku u përplasën “Volkswagen” dhe “Tuareg”. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesit…

Nga 1 maji rriten tarifat e rrymës elektrike

Tarifat e reja të energjisë elektrike të parapara të hyjnë në fuqi më 1 prill, pritet të shtyhen deri më 1 maj, ka bërë të ditur kryesuesi…