PërpIasën për vd*kje kirurgun – dy shqiptarë dalin para gjykatës!

Albert Matraxhiu, 29 vjeç, akuzojet se goditi me makinë kirurgun dentist në pension Thomas Wallace më 29 dhjetor, në Gads Hill pranë Gillingham, Kent. I riu shqiptar ka pranuar se ka shkaktuar vd ekjen nga drejtimi i pakujdesshëm, por ka mohuar ak uzën më serioze të shkaktimit të vd ekjes nga drejtimi i rrezikshëm

Dy shtetas shqiptarë janë paraqitur sot para Gjykatës së Kurorës në Maidstone, lidhur me vd ekjen e kirurgut dentar 63-vjeçar Tom Wallace, i cili humbi jetën pasi u përplas nga një automjet që lëvizte me shpejtësi të lartë.

I pandehuri kryesor, Albert Matraxhiu, 29 vjeç, mohoi akuzën për shkaktim vde kjeje përmes drejtimit të rrezikshëm të mjetit. Seanca u zhvillua sot, ndërsa gjykatësi Julian Smith vendosi shtyrjen e procesit për në datën 13 korrik, kur çështja do të shqyrtohet në themel.

Ndërkohë, Matraxhiu pranoi akuzën për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, njësoj si bashkëpandehuri i tij, Erald Paci, 29 vjeç, i cili gjithashtu u deklarua fajtor për të njëjtën vepër penale.

Matraxhiu do të dalë në gjyq për shkaktim vd ekjeje nga drejtimi i rrezikshëm i mjetit më 13 korrik.

Ai akuzohet gjithashtu për drejtim mjeti pa siguracion, drejtim mjeti ndryshe nga ai që kërkohet me leje drejtimi, mosndalim pas një aksidenti dhe mosraportim të një aksidenti.

Sipas dëshmive të paraqitura në gjykatë dhe raportimeve të mediave britanike, pas përplasjes fatale, dy të pandehurit braktisën automjetin, hoqën targat e makinës dhe u larguan nga vendngjarja, në një përpjekje për t’iu shmangur përgjegjësisë ligjore.

Gjykatësi Smith u shpreh ashpër ndaj veprimeve të tyre, duke theksuar se:

“Ju të dy bëtë gjithçka për t’i shpëtuar përgjegjësisë. Vendosët të pengoni dhe të dëmtoni hetimet, dhe kjo do të merret seriozisht parasysh gjatë ndëshkimit.”

Të dy të pandehurit janë lënë në paraburgim deri në përfundim të gjyqit.

Tom Wallace, kirurg dentar dhe baba i tre fëmijëve, kishte punuar gjatë gjithë jetës së tij profesionale në zonën e Medway Towns. Ai u përplas nga një automjet tip Mercedes pranë kryqëzimit të Gads Hill me Waterside Lane, rreth orës 12:10 të mesditës së 29 dhjetorit, në Gillingham.

Një postier dhe një banor i zonës ndërhynë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa një ekip ambulance mbërriti pak minuta më vonë. Pavarësisht përpjekjeve, Wallace u shpall i vd ekur në vendngjarje.

Related Posts

“Perla” e kapur nga kamera e Google Street, përplasja ‘qesharake’ e dy çiklistëve

Një video sa absurde aq edhe qesharake po bën xhiron e rrjetit, duke dëshmuar se kur fati ka vendosur të të turpërojë, do ta bëjë në mënyrën…

Influenceres Hatixhe Brika i pubIikojnë në rrjet foto gjysmë η*do! Shpërndahen kudo në WhatsApp

Rrjetet sociale kanë shpërthyer në polemika pas publikimit të disa im*zheve private ku influencerja Hatixhe Brika shfaqet gjysmë e zhv*shur. Pamjet po qarkullojnë me shpejtësi në WhatsApp…

U zgjodh kryepolic i ri i vendit, kush është Skënder Hita

Këshilli i Ministrave vendosi sot emërimin e Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, duke i besuar drejtimin e institucionit një prej figurave me përvojë në…

Djali νrҽt nënën dhe motrën, trυpat i mυros në banesë

Një krim i rëndë ka tro nditur Greqinë dhe ka shkaktuar reagim të fortë në opinionin publik, pasi një nënë dhe vajza e saj janë gjetur të…

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete, shoferët dhe pasagjerët dërgohen..

FIER – Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Patos, ku u përplasën “Volkswagen” dhe “Tuareg”. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesit…

Nga 1 maji rriten tarifat e rrymës elektrike

Tarifat e reja të energjisë elektrike të parapara të hyjnë në fuqi më 1 prill, pritet të shtyhen deri më 1 maj, ka bërë të ditur kryesuesi…