Zbulohet bodrumi i t*merrit në Selanik. Arrestohen dy burra për vr*sje të dyfishtë dhe kri*me të rënda

31 Janar, 2026
Autoritetet greke kanë arrestuar dy burra, të moshës 52 dhe 50 vjeç, të dyshuar për vrasje me dashje në bashkëpunim dhe në vazhdimësi, si dhe për një rast të rëndë përdhunimi, në një çështje që ka tronditur opinionin publik në Greqi. Hetimet kanë zbuluar se një bodrum në zonën Menemeni të Selanikut dyshohet se është përdorur si vend ku janë kryer krime të rënda ndaj grave të zhdukura prej vitesh.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Greke, 52-vjeçari ka pranuar pjesërisht fajësinë dhe ka bashkëpunuar me autoritetet, duke i çuar hetuesit drejt bodrumit ku dyshohet se ka ndodhur vrasja e parë. Rasti doli në dritë mbrëmjen e së premtes, më 30 janar, pas transmetimit të një emisioni investigativ që hodhi dritë mbi zhdukjet misterioze të dy grave.

Viktima e parë dyshohet të jetë Maria Angelakoudi, 46 vjeçe, e zhdukur që nga fillimi i tetorit 2024. Familja e saj kishte denoncuar zhdukjen në qytetin e Aleksandrupolit. Sipas dëshmisë së autorit të dyshuar, më 30 tetor 2024, gjatë një qëndrimi në bodrum ku konsumoheshin lëndë narkotike, ai e ka vrarë viktimën pas një konflikti verbal. Trupi i saj, sipas hetimeve, është larguar më pas me ndihmën e bashkëpunëtorit dhe është hedhur në mbeturina.

Hetimet morën një kthesë edhe më dramatike kur policia gjeti trupin e pajetë të një gruaje të dytë në tarracën e të njëjtës ndërtesë. Viktima e dytë është identifikuar si Evridiki (Vicky) Koutsaki, 43 vjeçe, e zhdukur që nga korriku i vitit 2025. Për këtë rast, 52-vjeçari ka dhënë një version tjetër, duke pretenduar se gruaja kishte ndërruar jetë në gjumë për shkaqe natyrore. Megjithatë, në vend që të njoftonte autoritetet, ai dyshohet se ka fshehur trupin e saj, të mbuluar me batanije, në ambientet e ndërtesës.

Policia Greke konfirmon se zbardhja e këtyre krimeve është rezultat i një hetimi të gjatë dhe të detajuar nga Njësia për Luftimin e Krimit të Organizuar në Greqinë Veriore. Dosja tashmë i është referuar Prokurorisë kompetente, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, rolin e secilit të dyshuar dhe nëse ka raste të tjera penale të lidhura me këtë çështje.

Ngjarja ka ngjallur reagime të forta në shoqërinë greke, duke rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë, mbrojtjes së grave dhe efektivitetit të mekanizmave të parandalimit dhe hetimit të krimeve të rënda.

Related Posts

Stuhia polare “pushton” Shqipërinë brenda pak orësh, ja zonat ku do të bjerë dëborë

TIRANË – Harrojini ditët me diell! Sinoptikanët kanë lëshuar një alarm të kuq për 24 orët e ardhshme, pasi një masë ajrore me origjinë polare po zbret…

“Po na hedhin në rrugë!”- Tregtarët e Vlorës në protestë për zhvendosjen e tregut, Spiropali: Do flas unë me kryetaren e bashkisë!

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, është takuar sot me tregtarët e Vlorës, të cilët kanë dalë në protestë kundër vendimit të bashkisë për zhvendosjen e tyre nga…

Ndizet atmosfera në shtëpinë e BBV/ Kristi kërcen me Krusitën: Do të mbys me…

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar sërish se kryeministri Edi Rama po mbron Belinda Ballukun dhe heqjen e imunitetit të saj, pasi sipas tij, është i përfshirë në…

Shoferi e zbriti nga autobusi se s’kishte biletë, 11-vjeçari ecën 6 km në borë

Një 11-vjeçar nga Vodo di Cadore, Belluno u detyrua të ecte rreth 6 kilometra në temperatura nën zero dhe borë, pasi shoferi i autobusit të linjës Calalzo-Cortina…

Kërcet arma në kryeqytet, detajet e para

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalur në venidn e ngjarjes dhe menjëherë kanë rrethuar…

LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar (Emri/Foto)

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare aktori i mirënjohur, Fitim Makashi, babai i këngëtarit Redon Makashi. Ai ishte një figurë e rëndësishme e teatrit dhe kinemasë shqiptare,…