Qeveria del me njoftimin e fundit, ja kush do perfitoje

Qeveria ka publikuar sot, draftin final të ligjit për Amnistinë Penale, i cili përcakton kategoritë e personave që mund të përjashtohen nga vuajtja e dënimit. Sipas draftit, nga amnistia përfitojnë: 🎥/📷 Për më lNF0 – SHlK0 më poshtë ⬇️

Burrat e dënuar deri në 3 vite burg, ose me dënime më të lehta, për vendime penale të dhëna deri më 31 dhjetor 2025.
Gratë e dënuara deri në 4 vite burg, ose me gjobë apo dënime alternative, për të njëjtën periudhë.
Personat që kanë ende për të vuajtur deri në 3 vite burg (burrat) dhe 4 vite burg (gratë).

Amnistia përfshin gjithashtu të moshuarit, konkretisht burrat mbi 60 vjeç dhe gratë mbi 50 vjeç, si dhe të rinjtë që kanë qenë 18 vjeç ose të mitur në momentin e kryerjes së veprës penale.

Nga përfitimi i amnistisë përjashtohen personat që i janë shmangur drejtësisë, si edhe ata që po gjykohen nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Drafti përjashton shprehimisht nga amnistia krimet e rënda, ndër të cilat:

Krimet kundër njerëzimit

Krimet kundër jetës të kryera me dashje

Veprat penale kundër shëndetit me dashje

Krimet seksuale

Veprat kundër fëmijëve, martesës dhe familjes

Krimet kundër pasurisë dhe ekonomisë, përfshirë korrupsionin, falsifikimin, organizatat kriminale dhe terrorizmin

Krimet kundër lirisë së personit, moralit, mjedisit, pavarësisë dhe rendit kushtetues

Krimet kundër zgjedhjeve, autoritetit të shtetit dhe drejtësisë

Për personat që nuk përjashtohen nga amnistia, parashikohet ulje dënimi:

1 vit e gjysmë për gratë dhe të miturit

1 vit për burrat

Nga ulja e dënimit përjashtohen:

Dënimet me burgim të përjetshëm

Krimet e rënda të veçanta, si vrasja me dashje, krimet e rënda seksuale dhe veprat penale të kryera nga banda apo organizata kriminale

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 10 mijë persona pritet të përfitojnë nga Amnistia Penale. Mbi 7,700 prej tyre janë të përfshirë në procedime për drejtim të parregullt të automjeteve. Vetëm pak më shumë se 1,300 persona janë të dënuar, nga të cilët 380 do të lirohen, ndërsa rreth 900 do të përfitojnë ulje dënimi.

Ndërkohë, duke marrë parasysh kritikat e përsëritura të kryeministrit Edi Rama, pritet që në vijim të ketë edhe ndryshime ligjore lidhur me masën e paraburgimit për veprat penale të lehta, edhe pse drafti aktual nuk parashikon një dispozitë të posaçme për këtë çështje.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka deklaruar se paraburgimi nuk duhet të aplikohet për veprat penale me dënim deri në 2 vite burg, ndërsa për veprat më të rënda, masa duhet të vlerësohet rast pas rasti

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…