Teksa Brikena ndodhej te dhoma e grimit ditën e sotme, Rogerti ka shkuar pranë saj dhe e ka pyetur në lidhje me Mateon. Banorja iu drejtua duke i thënë se nuk i jep atij sqarime në raportin e tyre.
Më pas Rogerti nis duke e provokuar në lidhje me preferencat e saj ndaj një mashkulli, duke qenë se Brikena më herë ka thënë se i pëlqejnë burrat me bark.
Por jo vetëm kaq, pasi Rogerti vijon duke thënë se ka kimi mes tyre por ai është i martuar. Brikena nuk e priti aspak mirë këtë koment të tij dhe iu kthye keq.
Rogerti: Ça ndodhi mes teje dhe Mateos dje?
Brikena: Nuk të jap llogari ça ndodh mes meje dhe Mateos.
Rogerti: E di se nuk jep llogari si gjithmonë, por pyetjet do i bëj. A mos ndoshta ai është xheloz dhe ti e ndjen se nuk është partneri i duhur në jetën tënde, se ti do një person me mendje të hapur, si puna ime, pavarësisht se unë jam i martuar. Për një person që është beqar. Mos ndoshta ti do një person më të rritur, me mendje të hapur?
Brikena: Rogert nuk të jap ty llogari për raportin tim me Mateon. Jo, personat si ty nuk kanë të bëjnë fare me personat që unë lypi në jetën time, zero.
Rogerti: Këto që po të bëj unë ty tani, janë në fakt për të të ndihmuar ty, me shkuar në finale, jo atë. Sepse një do e zërë vendin.
Artani: Erdha për të parë këtë që po bëni ju kundër Mateo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE