“U prehtë në paqe, dhimbje e thellë”- Humbi jetën në aksidentin e djeshëm në rrugën Korçë-Maliq, Burgu i Drenovës bën postimin prekës për efektivin Krenar Çekiçi!

Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në rrugën Korçë-Maliq, ku humbi jetën tragjikisht në aksident efektivi i Policisë së Burgut, Krenar Çekiçi, sot (19 mars), Drejtoria e Burgut të Drenovës ka ndarë një postim dhe mesazh prekës.

Teksa i shpreh ngushëllimet familjes, institucioni ndan edhe dhimbjen e thellë.

“Në këto moente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i respektuar në institucionin tonë”, thuhet mes të tjerash në postim.

Ngjarja ndodhi dje (18 mars) rreth orës 13:30, në segmentin pranë fshatit Lumalas.

Shkak u bë përplasja e dy makinave me njëra-tjetrën. Krenar Çekiçi u plagos rëndë dhe u dërgua në spital, por pas disa orësh nuk mundi t’i mbijetonte frakturave serioze që pësoi.

Drejtuesi i mjetit tjetër është shoqëruar dhe marrë nën hetim nga policia vendore.

“Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Lumalas, Korçë, automjeti me drejtues shtetasin K. G., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. Ç., i cili për pasojë, është lënduar dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës. Me drejtuesin tjetër, shtetasin K. G., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore.

Postimi i Burgut të Drenovës:

“IEVP Korçë shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të punonjësit tonë, Krenar Çekici, i cili humbi jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti fatal.

Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i respektuar në institucionin tonë. U prehtë në paqe”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Mbledhja e qeverisë, Rama bën ndryshime në kabinet, zbulohen detajet

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një ndryshim të rëndësishëm në radhët e kabinetit qeveritar, duke emëruar Anisa Rusetin në postin e zv.ministres së Brendshme. Ky vendim…

E bujshme! Veliaj përplaset me oficerët e burgjeve, ajo çfarë ka kërkuar do iu habise

Më datë 11 Mars, mediat raportuan se 61 mijë faqe materiale nga dosja i janë dorëzuar kryebashkiakut Erion Veliaj në Burgun e Durrësit. Në fakt, e vërteta…

“Ka kimi mes nesh por jam i martuar”/ Rogerti ngacmon Brikenën: Je dhia e egër që…

Teksa Brikena ndodhej te dhoma e grimit ditën e sotme, Rogerti ka shkuar pranë saj dhe e ka pyetur në lidhje me Mateon. Banorja iu drejtua duke…

Komuniteti Mysliman njofton besimtarët Myslimanë se si do falet namazi i Bajramit

Në perfundim te muajit te bekuar te Ramazanit, Komuniteti Mysliman i Shqiperisë ka bërë një njoftim pa i takon namazit të Fitër Bajramit që është dhe kulmi…

Horoskopi ditor, e enjte 19 mars 2026

Dashi Do i shprehni hapur ndjenjat përkundrejt partnerit tuaj sot dhe gjerat do ecin ashtu si e kishit ëndërruar. Ne mbrëmje mund te merrni edhe ndonjë surprize….

Nga GJKKO te Big Brother – Komenti i papritur i Kryemadhit bëhet viral ( Video )

Një video e fundit që po qarkullon në rrjet ka tërhequr vëmendjen e publikut, ku Monika Kryemadhi shfaqet duke folur për situatën në “Big Brother VIP”, pikërisht…