Arezzo, Itali – 21 Mars 2026 – Një shqiptar, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri në Arezzo, Itali. Vrasja ndodhi pasi viktima po fliste me ish-të dashurën e tij, sipas mediave vendase.
Sipas raportimeve të La Nazione, autori i krimit është partneri i ish-të dashurës së viktimës, një shtetas shqiptar 35-vjeçar. Ai dyshohet se e ka parë partneren duke biseduar me Pergegajn dhe, duke humbur durimin, ka nxjerrë armën dhe qëlloi tre herë drejt të riut, duke e goditur në fyt, plumb që rezultoi fatal.
Hetimet paraprake tregojnë se të dy burrat njiheshin më parë. Viktima punonte si kamerier në një restorant dhe po fliste me ish-të dashurën e tij pasi kishte përfunduar turnin.
Gjergj Pergegaj
Autori u largua menjëherë nga vendngjarja, por policia dhe karabinierët filluan kërkimet dhe pas disa orësh e lokalizuan dhe arrestuan. Trupi i viktimës u transferua në morgun e Spitali San Donato për ekzaminime të mëtejshme.