Tragjedia në Itali: Shqiptari i dyshuar dorëzohet vetë, telefonata që bëri me policinë para se të prangosej

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Arezzos në Itali, ku një konflikt i çastit ka përfunduar me humbjen e jetës së një 30-vjeçari me origjinë shqiptare. Viktima është identifikuar si Gjergj Pergegaj, ndërsa autori i dyshuar, 35 vjeç, gjithashtu me origjinë shqiptare, është dorëzuar vetë disa orë pas ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, gjithçka dyshohet se ka nisur nga një situatë tensioni e lidhur me një marrëdhënie personale. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës duke hyrë e shtuna 21 mars në një zonë të frekuentuar të qytetit, pranë rrethrrotullimit të Olmos. Viktima, i cili punonte si kamerier, ishte duke biseduar me ish-partneren e tij kur në vendngjarje ka mbërritur 35-vjeçari.

Në ato momente situata ka dalë jashtë kontrollit dhe janë dëgjuar disa të shtëna. Sipas dëshmitarëve, ngjarja ka ndodhur shumë shpejt, duke mos lënë kohë për reagim. 30-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të emergjencës, nuk ka mundur të mbijetojë.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi, ndërsa policia ka nisur menjëherë kërkimet, duke ngritur pika kontrolli dhe duke shpërndarë informacion për mjetin e tij. Disa orë më vonë, ai ka kontaktuar vetë me telefon autoritetet, duke treguar vendndodhjen e tij në zonën e Rigutinos dhe duke shprehur gatishmërinë për t’u dorëzuar.

Policia e ka gjetur në automjet, ku ndodhej ende edhe arma e përdorur. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Arezzos, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Trajneri Sylvinho publikon listën e Kombëtares për ndeshjen ndaj Polonisë

Shqipëria është gati për finalet e play-off-it që të çojnë në Botërorin 2026, me testin e parë përballë Polonisë më 26 mars në Varshavë. Trajneri i Kombëtares,…

A është nesër fundi i Edi Ramës? Sali Berisha thirrje për protestën: Është detyrë qytetare

Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi mëngjesin e sotëm një bashkëbisedim online me qytetarët, teksa u ndal te protesta e PD, që pritet të mbahet pasditen e…

Detaje/ I riu shqiptar u (v)ra nga pas sherrit për vajzën rumune

Arezzo, Itali – 21 Mars 2026 – Një shqiptar, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri në Arezzo, Itali. Vrasja ndodhi pasi viktima po fliste me…

Horoskopi javor, 23 deri 29 mars 2026/ Për të gjitha shenjat e zodiakut

Si çdo javë, astrologu Branko ka publikuar pasqyrën zodiakale për të gjitha shenjat e horoskopit. Java që përkon me fillimin e pranverës sjell energji të reja, ndryshime…

Horoskopi ditor, e diel 22 mars 2026

Dashi Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete goxha i ngrohte gjate kësaj dite. Ne krahët e partnerit tuaj do ndiheni me se miri dhe nuk…

💓💓H0T W0MAN💓💓

..💓……..💓…….💓..